Shumë vajza që kanë dioptri dhe për shkaqe shëndetësore duhet të mbajnë syze, duhet faleminderuar trendin që ka prezentuar syzet si trend i ri. Pa marrë parasysh se a mbani syze të brenduara është me rëndësi se si të përdorni grimin, ja disa këshilla.
Eyeliner
Ngjyra e eyeliner-it duhet të jetë e ndryshme nga kornizat e syzeve që të theksojnë sytë më mirë. Në kombinim me korniza të zeza shkon ngjyra gri, kafe dhe blu, ndërsa për tone kafe shkon gri e errët dhe ngjyrë bronzë. Gjithashtu, tek aplikimi i eyeliner-it vazhdon rregulla që tek kornizave e gjera shkon edhe vija e trashë e lapsit ndërsa me korrniza të ngushta shkon lapsi i hollë.
Duhet t’i shmangeni maskarës për qerpikët e poshtëm
Qerpikët e epërm ti lakoni para aplikimit të maskarës me çka vizualisht do të duken mirë dhe nk do të ngjiten mes veti. Me maskarën nuk duhet ta teproni- është e mjaftueshme të përdorni një shtresë ndërsa në qerpikët e poshtëm shmangeni atë. Qerpikët e errët krijojnë një hije që ju bën të dukeni të lodhura.
Korrektori fsheh qarqet e errëta
Siç janë sytë në qendër të vëmendjes, sidomos duhet ti kushtoni rëndësi korrektorit, sepse syzet zmadhojnë edhe gabimet më të vogla. Zgjedhja më e mirë për korrektor është në tone të verdha, të cilat mbulojnë qarqet e errëta dhe skuqjen e fytyrës. Këtu nuk duhet të harroni fondacionin që do të balansojë tenin, ndërsa zgjedhet sipas ngjyrës së lëkurës.
Vetulla të çrregullta
Vetullat duhet të jenë të sakta, përndryshe do të prishin tërë pamjen tuaj. Është e rëndësishme që të jenë të shkurta, qimet mos të zgjaten në të gjitha anët kështuqë më mirë është ti zbusni me xhel të veçantë për vetullat.
kosovarja.ch