Sytë e mëdhenj dhe joshës janë gjithmonë në modë. Po ju sjellim disa triqe si ti theksoni sytë përmes grimit.
Lakoni qerpikët
Lakimi i qerpikëve është një domosdoshmëri, nëse dëshironi që sytë t’ju duken më të mëdhenj dhe më të theksuar. Por, mos e teproni, mjafton të lakoni njëherë në rrënjë të qepikëve dhe herën e dytë lakoni mesin e tyre.
Mbuloni rrathët e errët poshtë syve
Zgjidhni korrektor që është një nuancë më i ndritur se ngjyra e lëkurës suaj, sepse më mirë i mbulon rrathët e errët rreth syve.
Hijëzim i ndritshëm në skajet e syve
Aplikoni hijëzimin e lehtë në skajet e brendshme të syve, ndërsa domosdoshmërisht aplikoni maskarën edhe tek qerpikët e poshtëm të syve.
Eyeliner apo laps për sy
Nën vijën e brendshme të qerpikëve të sipërm aplikoni një vijë me eyeliner apo laps për sy. Ky trik do të bëjë që qepikët tuaj të duken më të trashë. Lapsin mund ta aplikoni edhe poshtë syrit. Që t’ju duken sytë më të mëdhenj, aplikoni një vijë sa më të hollë që të jetë e mundur, më mirë është nga mesi i qepallës e deri në skajet e jashtme.
Vetullat
Krehni vetullat tuaja dhe mbushni zbrazëtirat me laps për vetulla. Për t’i bërë sytë që t’ju vërehen dhe theksohen, është e rëndësishme që vetullat tuaja të jenë të rregullta.
kosovarja.ch