Nuk e bëjnë këtë vetëm personat e famshëm, por edhe njerëzit e thjeshtë – zbardhimi i dhëmbëve është një nga kërkesat më të zakonshme nëpër ordinanca.
Konsumi i shpeshtë i pijeve të gazuara, cigarja, kafja, higjiena e dobët orale, vizitat e parregullta dentare, çojnë deri në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve, deri në errësimin dhe formimin e njollave. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit zgjedhin zbardhimin e dhëmbëve.
Mosha, konsumi i sheqerit, zhvillimi i sëmundjeve të caktuara çojnë deri në çrregullimin e florës orale, si dhe të problemeve që ballafaqohemi sot.
Përdorimi i sheqerit sjell deri në rënien e pH-së në zgavrën e gojës, ose me zhvillimin e mjedisit acidic që është i favorshëm për shfaqjen e bakterieve që kontribuojnë në shfaqjen e places dentare dhe sëmundjeve periodontale.
Dentististët theksojnë se arsyeja pse zbardhojmë dhëmbët është e thjeshtë – për tu dukur sa më mirë.
Pacientët ndihen më rehat, më të lumtur dhe më sigurtë pas zbardhjes së dhëmbëve. Përparësitë janë të natyrës estetike dhe sigurisë. Rekomandohet që zbardhimin e dhëmbëve ta bëjë stomatologu.
Sipas tij, deri në kohët e fundit ,dhëmbët zbardhoheshin kryesisht nga njerëz të famshëm, për shkak të paraqitjes në publik.
Megjithatë, pacientët kohët e fundit gjithnjë e më shumë vijnë për zbardhjen e dhëmbëve, dhe nuk janë persona të famshëm, thjeshtë marrin parasysh pamjen dhe shëndetin e dhëmbëve të tyre.
Gjëja më e rëndësishme është se nuk ekzistojnë rreziqe nga zbardhimi i dhëmbëve. Përveç reagimit të lehtë alergjik që shpejt kalon dhe ndodhë në përqindje shumë të ulët. Për atë edhe rekomandojmë zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë profesionale një here në vit ose një here në dy vjet – thekson dentisti.
Zbardhja e dhëmbëve në ordinancat stomatologjike kryhet nën mbykqyrjen e dentistit me burimeve profesionale, por gjithashtu edhe në verzionin e “shtëpisë”.
Ekzistojnë agjentë apo preparate me efekt zbardhues të dhëmbëve që mund të përdoren në shtëpi dhe të aplikohen gjatë natës. Gjithashtu në treg ekzistojnë edhe shirita zbardhues të cilët përdoren disa here në vit si dhe pasta të ndryshme të cilët kanë poashtu efekt zbardhues. Megjithatë, këshillohet që të vizitoheni të paktën një here në vit tek dentist, që në mënyrë më të sigurtë të arrihet efekti i caktuar estetik- thonë dentistët./kosovarja.ch/