Të rinjtë të cilët nuk e hanë mëngjesin apo hanë mëngjes modest kanë për 68% shansa më të mëdhaja që si të rritur të vuajnë nga sindromi metabolik, që është emër i përbashkët për diabet, tension të lartë të gjakut dhe trashje.
Ushqimi i dobët i mëngjesit në adoleshencë mundet të ndikojë dukshëm në shëndet edhe 30 vite me vonë.
Hulumtuesit suedezë kanë zbuluar se njerëzit që hanë mëngjes të dobët gjatë adoleshencës kanë treguar më shumë shenja të sindromes metabolike edhe 27 vjet më vonë, në krahasim me ata që hanin mëngjes shumë të konsiderueshem.
Sindromi metabolik është një term mjekësor për kombinimin e diabetit, tensionin e lartë të gjakut dhe shtimit në peshë, dhe mund të shkaktojë dukshem rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studentet e Universitetit Umee, në vitin 1981, kanë plotësuar pyetësorin në lidhje me atë që ata hanë për mëngjes. Pas 27 viteve , në vitin 2008 studentët e njejtë kanë hyrë për ekzaminim mjekësor. Shkencëtarët kanë kërkuar një mënyrë specifike për shenja të sindromës metabolike dhe sëmundjeve të lidhura.
Hulumtimet kanë treguar se ata që si të rinj nuk kanë pranuar të hane mëngjes ose kanë ngrënë mëngjes shumë modest, pas 27 viteve kanë pasur per 68% më shumë gjasa të vuajnë nga sindromi metabolik.
Shkencëtarët që në fillim të hulumtimeve gjithashtu kanë marrë parasysh një seri të faktorëve socio-ekonomike dhe zakonet e jetesës të adoleshentëve dhe arriten në përfundimin se mëngjesi është parashikuesi më i fuqishëm i rrezikut.
Studimi mbështet zbulimet e mëparshme te Universitetit Tel Aviv që nëse ushqehemi në mëngjes me më shume kalori dhe me më pak kalori gjatë ditës, e zvogëlojmë rrezikun e diabetit dhe të shtimit në peshë.
Mëngjesi i pasur dhe kalorik gjithashtu ndihmon në humbje peshe. Në fund të studimit të Izraelit, ata që hanin mëngjes të bollshem dhe drekë dhe darkë me pak te bollshem, mesatarisht kanë humbur 8,5 kilogram. Ata që janë ushqyer me më shumë kalori gjatë ditës, kanë humbur vetem 3.5 kilogram.
Çfarë është sindromi meabolik?
Sindromi metabolik është një term mjekësor për kombinimin e diabetit, tensionin e lartë të gjakut dhe shtimit neë peshë.
Një person i cili vuan nga ajo është në rrezik të madh të sëmundjeve të zemrës, goditja e trurit dhe kushteve të tjera që lidhen me enët e gjakut.
Çdo kusht i specifikuar individualisht, potencialisht mund të dëmtojë enët e gjakut të pacientit, ndërsa kombinimi i të tri shteteve veçanërisht eshte e rrezikshme./kosovarja.ch/