Një skandal në botën e make up-it ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe e përfshirë është youtuber-ja e famshme Jaclyn Hill. Ajo është një influencuese që ka filluar të postojë video make up-i që prej vitit 2011 dhe ishte ndër të parat që i dha “famë” highlighter-it.
Hill ka rreth 5.9 milionë subscribers dhe ka bashkëpunuar me firmat më të njohura të make up-it për produktet kozmetike që janë kthyer ndër më të pëlqyerat.
Why is my @jaclyncosmetics Decaf lipstick lumpy?? @Jaclynhill This cant be ok right?? #jaclyncosmetics #jaclynhill pic.twitter.com/xjffA4fUF1
— Veronica (@itsv_82) June 5, 2019
Pas këtij suksesi bashkëpunimesh, para pak kohësh, youtuber-ja ka prezantuar edhe linjën e saj të make up-it, Jaclyn Cosmetics. Ajo hodhi në treg 20 nuanca nude buzëkuqësh, secili kushtonte 18 dollarë. Buzëkuqët u shitën me shpejtësinë e dritës në website, por blerësit mbetën të tmerruar kur porosia u mbërriti. Njerëzit u shprehën të shqetësuar onine pasi brenda buzëkuqve gjetën qime (siç i quajtën fillimisht), toptha dhe grimca të çuditshme, ndërsa disa të tjerëve porosia u mbërriti e dëmtuar.
@Jaclynhill @jaclyncosmetics I am a huge supporter! Seriously love you. I was soooo excited to buy your lipsticks. Today when I went to put on "Decaf" ..I noticed there was a hard ball inside of it. What is it? Can I get a replacement? pic.twitter.com/D9acDVtDgH
— Krystal Duarte (@mizzgrizzlybee) June 7, 2019
Used my lipsticks or the first time today and it crumbled. ? @Jaclynhill @jaclyncosmetics #SoUpset pic.twitter.com/CD2UZBHkjA
— Kaitlynnnnnnnnnnn (@KBuzinkai) June 7, 2019
Një youtuber-e tjetër, RawBeautyKristi, postoi një video ku e vendosi buzëkuqin në një mikroskop për një vështrim të hollësishëm. Ato që dukeshin si qime ishin realisht fibra të dorashkave të bardha, ndërsa për sa u përket grimcave është ende e paqartë se çfarë janë.
Jaclyn reagoi pas këtij skandali duke kërkuar të falur dhe duke ofruar dëshmpërblim për këdo që është i pakënaqur me produktet e saj. Hill premtoi se ajo dhe skuadra e saj janë duke punuar për të mos pasur më gabime të tilla.
All I can say is WTF pic.twitter.com/qZFGPYlOWc
— RawBeautyKristi (@RawBeautyKristi) June 7, 2019