1.4 C
Priština
More

    Xhentëlmen lind, nuk bëhesh

    spot_imgspot_img

    Vajza besoni ose jo, xhentëlmenët nuk ekzistojnë vetëm në libra apo filma. Të tillë ka ende edhe në jetën reale. Në mesin e tyre mund të jetë edhe partneri i secilës prej jush, sigurisht nëse ata bëjnë këto veprime apo sjellje me ju dhe familjën. Hapja e derës

    Një mashkull i cili nuk është aq dembel sa të përtojë të del nga vetura dhe ta hap derën e veturës për zonjën e tij, sigurisht se është i vëmendshëm dhe ka sjellje të mira. Është e rëndësishme për atë të dijë se zonja e tij ndihet e sigurt dhe komode. Çdo vajze i pëlqen ky gjest, pavarësisht se mund të duket i parëndësishëm në fillim.

    Ruajtja e copës së fundit të ushqimit

    Çdo njeri e din se rruga për të shkuar te zemra e një personi, është përmes stomakut të tij. Pavarësisht se sa budallaqe mund t’ju duket kjo, nëse një mashkull e ruan copën e fundit të ushqimit të tij për një grua, kjo do të thotë se ai vërtet kujdeset për të dhe e din me tërë qenien.Shpenzoni shumë kohë me familjen

    Nëse një mashkull është vërtet i interesuar në fotografitë tua kur keni qenë bebe dhe i interesuar për historitë tuaja qesharake me vëllezërit e motrat, si dhe vendos të shpenzojë kohë me prindërit tuaj në vend se të luaj futboll me miqtë, atëherë padyshim se është “fati i jetës”. Edhe gjestet e mira dhe të vogla ndaj familjes tuaj, tregojnë se ai ju vlerëson lart.

     Prezantimi me miqtë e tij

    Një xhentëlmen i vërtetë e din se nëse nuk e prezanton zonjën e tij kur e takon një mik në rrugë, ajo do të ndihet e padëshiruar. Prandaj, një mashkull i vëmendshëm nuk e lejon të ndodhë një situatë të tillë.Xhentëlmeni i vërtetë e puthë partneren në ballë

    Nëse një mashkull i shprehë ndjenjat e tij duke e puthur vazhdimisht në ballë partneren, atëherë kjo do të thotë se ai është vërtetë i lidhur emocionalisht me të.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...