Granit Xhaka është duke qëndruar i izoluar në shtëpi si masë mbrojtje ndaj Coronavirusit.
Përveç kohës që po e kalon me bashkëshorten dhe vajzën, Xhaka nuk po largohet nga aktivitetet sportive. Në Instagramin e tij, kapiteni i kombëtares zvicrane në futboll, ka postuar video të tij gjersa bën ushtrime me top dhe pajisje të tjera.
Xhaka ka bërë thirrje që të qëndrojnë të gjithë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Madje ai ka nominuar edhe persona të tjerë si vëllain e tij Taulant Xhaka, Xherdan Shaqirin dhe teniserin Roger Federer, për të treguar aktivitetet gjatë vet izolimit.