Rita Ora në vazhdimësi ka respektuar masën e izolimit në shtëpi, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.
E për përditshmërinë e saj, ajo na ka mbajtur të informuar në rrjetet sociale të saj.
Por se çfarë po bën Rita në periudhën e pandemisë, ka shkruar edhe prestigjiozja “Vogue”.
“6 gjërat që po e mbajnë Rita Orën normal në shtëpi” quhet artikulli i kësaj magazine.
Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, ka treguar se gjatë kësaj kohe ka kaluar kohë në studio.
Më tutje ajo ka treguar se po povon koktejë të ndryshëm alkooli dhe po provon grim të ri.
Leximi i librave ka zënë goxha kohë në karantinimin e Ritës.
Krijuesja e hiteve botërore ka treguar se ka qënduar edhe në fshat, përderisa orët e gjata në gjumë i ka të pranishme këto ditë.