-0.3 C
Priština
More

    “Vogue” ka pranuar: Jetojmë në epokën e të pasmeve të mëdhe

    spot_imgspot_img

    Bota e biznesit është e sunduar nga femra me të pasme të mëdha. Këtë e ka pranuar edhe Vogue, megjithëse faqet e kësaj reviste sipas rregullit janë të rezervuara për modele të dobëta. Duke pritur premierën e videos së re të J Lo-së dhe Iggy Azalea-s, ku dukshëm konsiderohen lëvizjet tërheqëse të prapanicave të tyre, gazetarja Patricia Garcia është habitur për faktin se si nga idealet e bukurisë së Kate Moss ka ardhur deri në celebrimin e formave trupore të Kim Kardashian.

    Për të gjitha e ka fajin Jennifer Lopez. Për vite të tëra, prapanicat e mëdha konsideroheshin si diçka që duhej shmangur atyre, dhe më vonë ato kanë arritur të popullarizohen në skenën muzikore.

    Kate Moss dhe Gyneth Paltrou, dy modelet e dobëta filluan të humbin popullaritetin, e njejta gjë ishte edhe me Pamela Anderson. Mirëpo, prapanica e J Lo-së ishte një hit i vërtetë!

    Pas saj, erdhi edhe Beyonce. Së bashku me grupin “Destiny’s child” realizoi këngën “bootylicious”, duke e bërë të qartë ndaj të gjithëve se ajo është krenare për të pasmet e saja.

    Megjithatë, do të duhej të kalonte edhe një dekadë e tërë para se të pasmet të bëheshin bukuria përfundimtare standarde.

    Më pas erdhi Kim Kardashian. Me një figurë vërtetë të veçantë, Kim dhe familja e saj janë bërë të famshme për “reality” shfaqjet e tyre, por ylli i vërtetë është bërë si rezultat i të pasmeve të saja.

    Më vonë u paraqit edhe Instagrami, e cila ishte një platformë krejtsisht e re në të cilën Kardashian ka vazhduar të promovojë të pasmet e saj të famshme.

    Ajo ka arritur të bëjë një brend apo markë të vërtetë nga të pasmet e veta! Fotoja e famshme me kostum banjoje ngjyrë të bardhë, disa muaj pas lindjes, mori më shumë se 1 milion pëlqime (likes).

    Meqë jemi tek Instagrami, ky rrjet social ka krijuar edhe një tjetër person tërheqë e njohur me të pasme të konsiderueshme. Kjo është Jen Selter, e njohur si “vajza me prapanicë më të madhe” në internet. Kjo ka krijuar karrierën e saj duke postuar rregullisht foto të të pasmeve të saja dhe dhe duke ndarë këshilla për stërvitje.

    Shumica e artisteve dhe yjeve kanë kuptuar se të pasmet janë mënyra e vetme për të hapur dyert e arta drejt suksesit.

    Pra, Miley Cyrys vitin e kaluar gjatë ndarjes së çmimeve të MTV ka bërë të ditur se madhësia e të pasmeve nuk është shumë e rëndësishme, sa është përdorimi i teknikave për përdridhjen e vitheve.

    Shakira dhe rihanna aftësitë e tyre për të pasmet e bollshme i kanë shprehur në klipin “Can’t Remember to Forget You”.

    Nicki Minaj, një tjetër e famshme për të pasmet e saja, erdhi dhe depërtoi në skenën e muzikës në kohën më të mirë të mundshme. Duket sikur bota ka mirëpritur vetëm të pasmet e saja ku euforia e tyre vërehet në klikimet e videove. Video e fundit, me këngën “Anaconda” karakterizohet si njëra ndër klipet tmerrësisht provokuese.

    Dhe, në fund, thekson Patricia Garcia, duke ardhur në fund të këtij raundi apo rrethi, vijmë në përfundimin se çdo gjë përfundon aty ku edhe filloi – me Jennifer Lopez-in. së fundmi, është duke i bërë shoqëri kolegia e saj më e re – Iggy Azalea./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...