0.5 C
Priština
More

    Vlerat e jashtëzakonshme të kungullit 

    spot_imgspot_img

    Jo vetëm për Hallowen, zbuloni vlerat e paçmuara ushqyese të kungullit dhe përfitimet për trupin.

    Kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është nje perime e jashtëzakonshme e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale.

    Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe kungulli është  i pasur me vitaminë A.dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.

    Nese konsumojmë kungull përfitojme rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.

    Kungull është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare:Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarkti, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.

    Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene,që përmban kjo perime fantastike jane te rendesishme per shëndetin e syve dhe ndihmojne për të luftuar radikalet e lira.

    Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie I pasur me antioksidantë eshte mjaft i mie për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...