5.5 C
Priština
More

    Vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin e femrës

    spot_imgspot_img

    Trupi i femrës ka nevojë për shumë gjëra që të funksionojë pa pengesa, e ndër to vend të posaçëm zënë mineralet dhe vitaminat, të cilët kujdesen për shëndetin dhe dukjen.

    Shumë i rëndësishëm është magneziumi, i cili ka rol të madh në ruajtjen e imunitetit dhe është i dobishëm për eshtra të shëndetshme, muskuj dhe nerva. Magneziumi mbron femrën nga stresi, e këtë nevojë do ta përmbush përmes drithërave, farave, spinaqit dhe frutave të arrës.

    Acidi folik ndihmon në krijimin e qelizave të reja, mbron zemrën dhe enët e gjakut  dhe është i rëndësishëm posaçërisht gjatë shtatëzanisë. Burim i mirë janë perimet fletëjeshile, por edhe tek peshku i detit, avokadoja, bishtaja dhe soja.

    Kalciumi forcon eshtrat dhe muskujt, ndihmon edhe në rregullimin e gjakut dhe shtypjes së gjakut. Kalcium ka në qumësht, alga, në pemë të thata, sardine, në perime fletëjeshile dhe arra.

    Vitamina që i kemi të nevojshme janë shumë, por në fillim do të përmendim vitaminën D, e cili është hormon i pëkushtuar në imunitet, në punën e gjëndrave si dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Gjendet në mish, qumësht dhe vaj të peshkut, ndërsa burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.

    Vitamina B7 apo vitamina H është si biotin, i përkushtuar në punën e sheqerit dhe energjisë, në metabolizëm të rregullt dhe lëkurën e shëndetshme. Ka me shumicë në karrota, karfiol, të kuqen e vezës, banane, këpurdha si dhe në peshk dhe mish të pulës.

    Trurin e ruan vitamina B12 e cila i mban nervat dhe enët e gjakut të shëndosha, ndihmon në ndërtimin e ADN-së dhe parandalon aneminë, që e bën veçanërisht të nevojshëm për vegjetarianë. Më së shumti këtë vitaminë e kanë vezët, bylmeti si dhe mishi organik.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...