Pas disa muajve që bashkëpunoj si këshilltare psikoseksologe me Fondacionin Together Albania vendosa të shkruaj diçka në lidhje me virgjërinë dhe zhvirgjërimin.
Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.
LEXOJ ME KUJDES PYETJET QË NA DREJTOJNË TË RINJTË NGA SHQIPËRIA, MAQEDONIA DHE KOSOVA, DHE PËRTEJ VËSHTIRËSIVE TË GJENDJES SEKSUALE QË MUND T’I PARAQITEN ÇDOKUJT, SHUMË PYETJE VIJNË PËR MASTURBIMIN FEMËROR DHE MASHKULLOR. TË DYJA GJINITË MASTURBOHEN RREGULLISHT. DIKUSH EDHE NË MËNYRË KOMPULSIVE, DIKUSH TJETËR ME PËRDORIMIN E PORNOGRAFISË, POR NJË SASI E KONSIDERUESHME VAJZASH EDHE PSE MUND TË PRAKTIKOJNË SEKS ORAL APO ANAL, SHFAQIN NJË FOBI, QË PËRSËRITET NË MËNYRË TË VAZHDUESHME HERË PAS HERE NË PYETJET E “NUK JE VETËM”. PYETJA QË PËRSËRITET NË MËNYRË TË FIKSUAR ËSHTË: “TË LUTEM, MË THUAJ, A JAM E VIRGJËR?”
Fjalët që lexohen shumë shpesh, të shoqëruara me këtë temë janë: “kam frikë, lëndim, nuk kam penetruar, nuk jam prekur brenda, më bën të ndjehem keq, ky mendim më trishton, jam e shqetësuar, ndjehem tmerrësisht keq, mendim që do më përcjellë gjithë jetën, zhvirgjërim, ndikim, mosbesim”. Këto ndjesi janë shumë larg nga mënyra e qetë se si adoleshentët zakonisht duhet të përjetojnë marrëdhënien me trupin dhe seksualitetin.
DO MUNDOHEM TË PËRSHKRUAJ SADOPAK SE ÇFARË ËSHTË HIMENI, VIRGJËRIA DHE SHËNDETI SEKSUAL.
Himeni është një cipë e hollë elastike, e cila është e lokalizuar në hyrje të vaginës (në hyrje të kanalit vaginal). Zakonisht cipa ka disa gropa, të cilat nuk mbyllin në mënyrë absolute hyrjen e kanalit, sepse nuk do të mundësonte daljen e fluksit të gjakut gjatë ciklit menstrual. Ashtu siç dalin sekrecionet gjatë ciklit, ashtu mund të depërtojë sperma nëse penisi vendoset në hyrjen e vaginës (pa e penetruar) gjatë preliminareve, duke arritur te vezorja dhe duke e fekonduar. Himeni është aq afër hyrjes së vaginës, saqë femra mund ta vështrojë me një pasqyrë, por mund edhe ta prek gjatë autoerotizmit ose gjatë prekjeve në preliminare me partnerin, duke e thyer cipën edhe pa perceptuar asnjë lloj dhimbje ose gjakderdhje. Himeni nuk është njësoj tek të gjitha femrat ashtu si nuk është njësoj organi gjenital femëror ashtu si nuk është njësoj penisi tek çdo mashkull.
GJINEKOLOGËT KANË VËRTETUAR SE EKZISTOJNË TË PAKTËN 7 LLOJ/ TIPOLOGJI KONFORMACIONESH TË HIMENIT:
- Himeni jo ekzistues (femra prezanton një kanal vaginal tërësisht të hapur, pa cipën elastike. Kjo është një konformacion fiziologjik, tepër natyral, që nuk shfaq probleme)
- Himeni unazor është më i paraqituri. Cipa është rreth bordeve të vaginës me një hapje në mes
- Himeni buzor, cipa shfaqet si një vizë vertikale ose horizontale
- Himeni me gropa, cipa ka gropa të shumta, në formë rrjete
- Himeni anësor, cipa është e lokalizuar kundër murit vaginal
- Himeni i varur
- Himeni i mbyllur, femra ka kanalin vaginal tërësisht të mbyllur nga cipa, e cila nuk lejon gjakderdhjen që nga cikli i parë menstrual. Në këtë rast duhet një ndërhyrje e vogël
- Imenoctomia, pa sjellë dëme fizike. Kjo është një patologji e vogël anatomike
Ky përshkrimi detajuar për të perceptuar sesa të ndryshëm jemi dhe sesi ndjesia e përvojës që kemi me trupin tonë është tërësisht unike. Koncepti i virgjërisë, pa hyrë në aspektet abuzive të fesë dhe kulturës, është një përjetim tërësisht individual dhe psikologjik. Çdokush nga ne, në bazë të përvojës personale, autoerotizmit, lidhjes sentimentale me partner/e, edukatës familjare gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, krijon një mendim specifik për virgjërinë, duke e filluar ashtu siç ju keni shkruar me prekjet (autoerotizmin) që nga fëmijëria e hershme. Në fazat evolutive të jetës, “humbja e virgjërisë” është e lidhur me aspektin e hyrjes në fazën e seksualitetit me një partner (erotizmi i drejtuar tek një person tjetër), pra marrëdhënia seksuale me penetrim shënon humbjen e fazës fëmijërore. Prandaj, mesatarisht mosha kur adoleshentët kryejnë marrëdhënie është 16-17-vjeçare, por në disa raste edhe më herët, rreth 14-15 vjeç dhe në disa të tjera mbi 18-vjeçare. Ky është një përjetim tepër personal dhe nuk ekziston një moshë fikse për çdokënd. Çdo individ, qoftë mashkull apo femër, kur përjeton një raport seksual, nuk konsiderohet më i virgjër ose e virgjër.
DO DOJA QË ÇDOKUSH QË GJENDET NË NJË SITUATË KU PYET PËR VIRGJËRINË, OSE KA MENDIME QË I KRIJOJNË FOBI PËR SA I PËRKET ZHVIRGJËRIMIT, TË REFLEKTOJË PËR KËTO RASTE QË ÇDOKUJT NGA NE MUND T’I NDODHIN:
– NËSE UNË LIND PA HIMEN, ME NJË CIPË TË PAFORMUAR, PRA JO EKZISTUESE;
– NËSE NJË ADOLESHENTE VENDOS TAMPONIN MENSTRUAL DHE DËMTON HIMENIN,
– NËSE NJË VAJZË DUKE EKSPLORUAR TRUPIN E SAJ ËSHTË KURIOZE TË DIJË SESI ËSHTË E FORMUAR VAGINA E SAJ DHE DUKE VENDOSUR GISHTIN NË HYRJE PREK DHE DËMTON CIPËN,
– NËSE NJË VAJZË NË PUBERTET KA NJË HIMEN BUZOR OSE ANËSOR (KU ËSHTË SHUMË E THJESHTË TË THYHET) DHE GJATË NJË XHIROJE ME BIÇIKLETË BIE DHE VRITET NË ORGANET GJENITALE, POR NËSE NJË FËMIJË BIE NGA SHKALLËT DHE DËMTOHET NË ORGANET GJENITALE DHE ZHVIRGJËROHET NË ATË MOMENT,
KËTO FEMRA JANË APO JO TË VIRGJËRA? KËTO VAJZA KUR TË PËRBALLEN ME TRUPIN E NJË MASHKULLI PËR HERË TË PARË, SI DUHET TË NDJEHEN? JANË APO JO TË VIRGJËRA?
Zakonisht, gjinekologët kanë përdorur një procedurë shumë delikate për sa i përket vizitave me femra që nuk kanë kryer marrëdhënie (speculum është më i vogël), nuk është e thjeshtë të vërtetosh tërësinë e himenit, por ashtu si po mundohem të përshkruaj në këtë përgjigje të gjatë, virgjëria nuk është barazi me praninë apo mospraninë e himenit, nuk është garanci për një martesë të lumtur apo për provën e një personaliteti të shëndoshë. Virgjëria është shumë më shumë se kaq. Është diçka që i përket ndjesisë personale të individit.
Në të kundërt, zhvirgjërimi duhet të jetë një zgjedhje e lirë dhe personale, bazuar në motivimin për të përjetuar një marrëdhënie seksuale të dëshiruar. Ndërkohë që kalojmë kohën duke menduar dhe rimenduar për virgjërinë në aspektet negative, i largohemi shumë përjetimit të një seksualiteti të shëndetshëm.
SEKSUALITETI ËSHTË NJË ASPEKT I PASHMANGSHËM I SHËNDETIT PSIKOFIZIK TË INDIVIDIT. NËSE SEKSI ME NJË PARTNER I DHURON KËNAQËSI, AFRIMITET DHE SIGURI, PERSONI NDJEHET MIRË. NËSE SEKSI KRIJON ANKTH, STRES APO PËRÇARJE EMOCIONALE, PERSONI PËRJETON RUTINËN E TIJ NË MËNYRË JO TË SHËNDETSHME.
VENDIMI I PËRJETIMIT TË SEKSUALITETIT VETËM NËPËRMJET AUTOEROTIZMIT, ËSHTË NJË ZGJEDHJE PERSONALE, QË NDONJËHERË SJELL PËRJETIME NEGATIVE DHE ANKTH. NDONJËHERË TJETËR, KUR PËRDORET NË MËNYRË TË VAZHDUESHME, NUK LEJON T’I PËRBALLEMI NJOHJES EMOCIONALE ME PERSONA TË TJERË.
VIRGJËRIA NËSE PËRJETOHET SI DIÇKA PËR TA HEQUR QAFE, SI GARANCI NDERSHMËRIE APO SI DHURATË MARTESORE, DO PËRCJELLË EMOCIONE TË PËRÇARA NË PËRVOJËN E PERSONIT. NËSE PËRJETOHET SI NJË MOMENT I LIRË DHE I ZGJEDHUR, SI NJË HAPËSIRË SHPREHJESH EMOCIONALE, PËRPUTHJE TRUPASH DHE DËSHIRASH, DHURON UNICITETIN QË HERA E PARË FAL NË KUJTESËN E ÇDOKUJT. NËSE VETËBESIMI I NJË FEMRE LIDHET ME CIPËN E KANALIT VAGINAL, RREZIKON QË VLERËSIMI QË FEMRA KA KRIJUAR MBI VETEN, TË JETË GJITHMONË NË SYTË, DUART, MENDJEN E DIKUJT TJETËR DHE JO SI REZULTAT I VENDIMEVE PERSONALE.
Nëse ideja e çarjes së cipës krijon ankth, frikë dhe mendime të vazhdueshme që e bëjnë të ndjehet keq, femra duhet të di që frika është një emocion informues mbi situatën. Nëse ideja e zhvirgjërimit na bën të përjetojmë këtë emocion negativ, dhe ky emocion intensifikohet me kalimin e kohës, atëherë kjo situatë ka nevojë të shprehet në praninë e një eksperti për ta kuptuar zanafillën e më pas për ta menaxhuar, përpara se situata e mos trajtuar të ketë zhvillime negative në seksualitet dhe në mirëqenien psikologjike të individit.