Kur të dëshironi të vesheni seksi, me siguri e keni mendjen tek të brendshmet joshëse, mirëpo një studim i ri i bërë tek më tepër se 3000 meshkuj tregon se meshkujt më tepër do ju pëlqenin nëse jeni në veshje sportive.
Studimi synoi që të kuptojë se çfarë preferojnë meshkujt të shohin tek të dashurat e tyre, me çka u zbulua ky fakt i çuditshëm: 70% e meshkujve thanë se veshjet sportive janë gjëja më joshëse në një femër, 14% thanë se veshjet e brendshme dhe kostumet tjera seksi janë më joshëse. Për meshkujt jashtë atyre 14%, veshjet e brendshme seksi janë një akt dëshpërimi për femrat që mundohen së tepërmi për të arritur diçka.
Sa i përket femrave, meshkujt në kostum janë gjëja më joshëse për ta, ndërsa veshja e dytë më seksi: veshjet për palestër!
Mësimi: Të mundoheni të dukeni seksi mund të përfundojë me arritjen e një efekti të kundërt, ndërsa versioni i zakonshëm i vetes suaj mund të jetë ai më joshës për partnerin.
kosovarja.ch