-3.2 C
Priština
More

    Vdes gjyshja e Rita Orës

    spot_imgspot_img

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori një lajm të hidhur. Gjyshja e saj ka ndërruar jetë. Rita të shtunën, përmes rrjetit social Facebook, ka postuar një dedikim prekës për Nanin, sic edhe e ka quajtur ajo gjyshën, duke e shoqëruar edhe me disa foto.“E dashur Nani, ti ishe personi më i i këndshëm, punëtor dhe i pavarur që kam njohur ndonjëherë. Çdo ditë që ajo dilte të ecte, vishej dhe dukej për mrekulli, shkonte të merrte kafe pa ndonjë ndihmë nga dikush, asaj nuk i nevojitej. Ajo ishte shumë e dashur, e fortë dhe shumë qesharake. Zot, ne qeshnim edhe kur ajo tregonte të vërtetën. Por, ajo dashuronte dhe kujdesej me gjithë zemër. Do të më mungosh çdo ditë. Pusho e qetë afër gjyshit dhe e di se ju do të na mbështetni dhe udhëzoni. Mundohuni të mos festoni shumë atje në parajsë, sepse unë do të kem fomo (ankthi i të përjetuarit një ngjarje në një vend tjetër). Të dua ‘nan’”, ka shkruar ajo në postim.Edhe nëna e Ritës, Vera Ora, që është edhe e bija e të ndjerës, ka postuar një foto me nënën dhe babain e saj, ku ka shkruar se tani prindërit e saj janë bashkë në parajsë.Ndryshe, e ndjera është varrosur në Kosovë, në praninë e vetëm familjarëve të ngushtë, pasi pandemia coronavirus ka pamundësuar ardhjen e të afërmve të tjerë.

    Ndërkaq, gjyshërit e Rita Orës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...