Nuk keni më nevojë për ato gjërat e shtrenjta dhe plot kimikate për pastrimin e vaskës dhe lavamanit, të cilat shpesh nuk bëjnë punë të mirë siç premtojnë në reklama! Dhe të mos flasim për thithjen e tyre gjatë pastrimit të banjos …
Pas veprimit të parë vaska e juaj përsëri do të shkëlqejë, si e re. Plus, kushton më pak.
Gjatë kësaj – kimikatet i keni shfrytëzuar minimalisht, që nuk është e parëndësishme sepse askush nuk dëshiron të thithë avujt e rrezikshëm.
Vaska apo dushi mbeten për gjatë kohë të pastra nëse pas çdo larje apo banjo i fshini të paktën paksa edhe vaskën edhe rubinetat me një leckë ose peshqir të thatë.
Ju nevojitet:
– Sodë bikarboni
– Zbardhues i zakonshëm
– Uthull
– Karbonati i natriumit (sodë kristalore, sodë e kalcinuar) – opcion
Procedura:
- Përzieni 2 lugë sodë të kalcinuar me 2 lugë sodë bikarboni dhe fërkoni vaskën e lagur me shpuzë (apo merrni 4 lugë sodë bikarboni nëse nuk keni sodë të kalcinuar).
- Pas 10 minutave, përzieni 50ml uthull dhe 50ml zbardhues dhe lyeni shtresën e mëparshme.
- Pas gjysmë ore fërkoni dhe lani të gjitha me shumë ujë.
Vaskë shkëlqyese, e bardhë dhe e pastër po ju thërret për banjo !!!
Pastroni edhe lavamanin me të njejtën përzierje.