-2.4 C
Priština
More

    Varësia nga seksi: Një orgazëm në ditë mund të jetë alarmues

    spot_imgspot_img

    Të varurit nuk mund të mendojnë për asgjë përveç seksit dhe shumë rrallë mund të kenë marrëdhënie të shëndosha dashurie. Në këtë ferr të varësisë janë gjendur edhe disa yje…

    Varësia nga seksi për herë të parë është përmendur në vitin 1980

    Shumë yje ndër të cilët ishin Tiger Woods, Charlie Sheen dhe David Duchovny sjelljet e tyre janë munduar t’i arsyetojnë me këtë rregullim. Ndërkaq, termi “varësia e seksit” për herë të parë është përmendur në vitin 1980 në “Statistikat e diagnostifikimit për shënime të sëmundjeve mentale”, por është larguar pas 14 vjetësh.

    Është pranuar si çrregullim psikologjik, por jo edhe nga britanikët

    Varësia nga seksi sa i përket vetëdijes ende është zonë gri, e në fjalorin e ekspertëve merret si çrregullim hiperseksual. Edhe pse në vitin 2011 Shoqata e Psikologëve Amerikanë e ka pranuar si çrregullim i vërtetë psikologjik, në statistikat e diagnostifikuara për çrregullim mentale tërësi duhet të bëhen hulumtime. Ekspertët britanik këtë ende nuk e kanë pranuar.

    Shenjë për panik – çdo ditë të paktën një orgazëm

    Një orgazëm në ditë është alarmuese, theksojnë ekspertët. Shtatë orgazma në javë qoftë me partner apo me masturbim mund të tregojë në varësi të seksit i cili karakterizon opsesionin seksual. Të varurit nuk mund të mendojnë për asgjë përveç seksit dhe rrallë mund të formojnë lidhje normale me partner.

    Të varurve edhe paratë ua përkujtojnë baret e striptizit

    Të varurit nga seksi , njejtë sikur të varurit nga drogat apo alkooli, në rrugën për përmirësim vazhdojnë t’i ikin të gjithave që mund t’i çojnë përsëri kah ajo që janë të varur. Disa nga ata janë ekstremistë, dhe i shmangen edhe udhëtimit me tren nëntokësor, si dhe paratë, sepse ata u përkujtojnë klubet e striptizit, ka nënvizuar eksperti amerikan për varësi të seksit, Tim Lee.

    Meshkujt janë më të varur nga seksi se sa femrat

    Nga varësia e seksit janë të sëmurë shumë njerëz, e në 90 për qind të rasteve janë meshkuj. Femrat janë më të prira për dashuri. Ekspertët theksojnë që pjesëtarët e gjinisë së fortë janë më të varur nga seksi sepse e kanë më të theksuar shqisën e gjenitaleve dhe janë të gatshëm për lojëra seksi në çdo moment, derisa femrave iu nevojitet paraloja por edhe lidhja emocionale me partnerin.

    Shërohet si të gjitha varësitë tjera

    Klinikat për shërim të varësisë janë çdo ditë e më kërkuese, ndërsa hapi i parë kah shërimi fillon me pranimin e problemit dhe me tregimet e aventurave të tyre. Pacientët punojnë me vete me terapi në mënyrë të përvetshme dhe në grup, ndërsa qëllimi është që të mund ta kontrollojnë epshin në mënyrë që ajo mos t’iu kontrollojë jetën tuaj. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...