Vallë cikli juaj menstrual ju bën më të zgjuar?

Të gjithë i kemi të njohura dobësitë si pasojë e ciklit mensstrual, duke filluar nga fryerja e stomakut dhe dhimbjet e pandalshme e deri në prishjen e disponimit dhe paaftësisë për të fjetur. Megjithatë, sipas një studimi të ri, ndoshta kemi gjetur mesin e artë të cilin e kemi kërkuar gjatë kohë.

Po, studimet e reja tregojnë që femrat mund të jenë më të zgjuara kur i kanë periodat e tyre dhe skanimi i trurit që iu është bërë gjatë studimit ka theksuar pikërisht për ndryshimet që bëhen në trurin tonë, gjatë rrjedhjes së ciklit menstrual.

Edhepse ndoshta nuk bëhemi me të vërtetë më të zgjuar gjatë periodave mujore, por madhësia e trurit tonë ndryshon. Ky studim është udhëhequr nga studentja PhD – Claudia Barth, e cila zbuloi se pjesa e trurit e njohur si hippocampus rritet në madhësi gjatë ciklit tonë.

Për studimin, hulumtuesit kanë bërë një skanim të trurit të një gruaje çdo dy ditë në ciklin menstrual. Rezultatet zbuluan se me rritjen e nivelit të estrogjenit, hippocampus-i i saj rritej. Në mënyrë të ngjashme, me rënien e nivelit të estrogjenit, njëlloj ulej edhe kjo pjesë e trurit.

Hippocampus-i është përgjegjës për kontrollin dhe krijimin e memorjeve të reja, së bashku me rregullimin disponimit dhe emocioneve tona. Por, çfarë nënkupton kjo?

Pra, edhepse cikli juaj menstrual ende nuk është vërtetuar se mund të ju bëjë më të zgjuar, ajo që dihet është se rritja në madhësinë e hippocampus-it ka të ngjarë se mund të ndryshojë aktivitetin e trurit në një mënyrë apo tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që janë kryer studime për të provuar mënyrën se si ndryshon truri juaj. Në vitin 2014, një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka gjetur se dhimbjet menstruale ndikojnë në funksionimin e trurit.

Studimi zbuloi se pjesëmarrëset që vuanin nga dhimbjet menstruale nuk kanë performuar edhe aq mirë gjatë testeve duke iu matur vëmendjen dhe aftësinë për të qenë multi-funksional. Studimet e mëparshme kanë gjetur gjithashtu se nivelet e ulëta të estrogjenit ndërlidhen me vështirësinë në të mësuarit e gjërave të reja si dhe përjetimin e turbullirës së trurit.

Pra, ndoshta në të vërtetë jemi më pak inteligjentë gjatë ciklit tonë menstrual? Nuk i dihet!!!

kosovarja.ch