Ushtrimet e thjeshta barkore janë çështje e dekadës së kaluar, ushtrimi i ri për muskujt e barkut e ka një emër qesharak mirëpo është shumë efektiv.
Thithja e barkut në fakt është ushtrim i fymëmarrjes që aktivizon dhe forcon treansverse abdominis- muskujt më të thellë të stomakut- vetëm duke e kontraktuar atë.
Mbledhja e këtillë e barkut fokusohet në mekanikën e frymëmarrjes, është themel i jogës dhe pilatesit, ndërsa mund të filloni me vakumimin e stomakut në pozitën shtrirë në shpinë.
Gjëja e parë në mëngjes, ende me stomak të zbrazët, shtrihuni me shpinë dhe mblidhini gjunjët me këmbët në dyshek. Pastaj lëshojeni tërë ajrin nga mushkëritë dhe afrojeni kërthizën drejt shpinës, sa më afër të arrini aq intensiteti i kontraktimit do të jetë më efektiv.
Mbajeni këtë pozitë për 15 sekonda, në fillim, e pastaj përparoni duke e mbajtur shtrëngimin deri në 60 sekonda, duke marrë frymë pak. Përsëriteni tre deri në pesë herë.
Nëse dëshironi t`a bëni këtë ushtrim edhe më të rëndë, provoni duke u ulur në karrike, mirëpo pa u mbështetur me shpinë.
Nëse e ushtroni këtë gjë në bazë ditore, të ushqeheni mirë dhe të jeni të rregullt me stërvitjet në palestër, do të filloni të shihni përparim vetëm pas disa javëve.
Nidqni videon për meë shumë: