Gripi është një sëmundje shumë e rrezikshme – padyshim është një nga sëmundjet më të përhapura infektive. Edhepse Ebola është ende në qendër të vëmendjes, gripi edhe më tej njihet si faktor i rrezikshëm, komplikimet e të cilit për fat të keq janë shumë të shpeshta, sidomos te fëmijët!
Nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për të luftuar gripin me anë të vaksinave, por është për t’u habitur fakti se sa shumë ka mashtrime që janë gjithnjë e më aktuale!
Dimri nuk është ende afër, ka kohë për vaksinim, dhe gripi ende nuk ka arritur
Është e vërtetë se ende nuk kemi dimër të fortë, por tani është koha të flisni rreth vaksinimit, të paktën për këto tri arsye:
- Është e pamundur të parashikoni ardhjen e virusit në vendin tonë! Megjithëse gripi për disa vite paraqitet vonë gjatë dimrit tek ne, por asgjë nuk e ndalon që të paraqitet këtë sezon.
- Duhet kohë që vaksina të ketë efekt – mund të merr disa javë apo edhe më gjatë deri sa të bëhet sistemi imun që të luftojë gripin. Prandaj, nuk duhet të prisni deri sa të ju paraqitet gripi e më pas ta merrni. Për ata që janë të vaksinuar, vlen rregulli që të marrin dy doza vaksina në një interval prej një muaji, kështuqë duhet ta keni parasysh këtë.
- Duhet ta merrni vaksinën në kohë – nëse është një epidemi e gripit, vaksina mund të mos jetë e mjaftueshme.
Vaksina mund të mos jetë edhe aq e sigurtë
Një mashtrim apo keqkuptim total!
Vaksinimi klasik bëhet ashtuqë të mos prekeni nga gripi – kjo nënkupton se fëmija nuk mund të marrë grip përmes vaksinës. Kjo është arsyeja pse quhet “split” vaksina (ndarje, copëtim). Për shumë vite, duke përdorur procedurat më moderne farmaceutike, vaksina e gripit është një nga më të sigurtat!
Është e kotë për të vaksinuar fëmijët dhe të rriturit e shëndetshëm – vaksina është vetëm për grupet me rrezik të lartë!
Shumë kohë më parë nuk është më kështu!
Ky nuk është rekomandimi ynë e as opinioni i shumicës së mjekëve, por një nga rekomandimet zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe shumicës së Shoqatave pediatrike në mbarë botën. Sa më shumë që të vaksinoheni – ka më pak gjasa të ndodhin epidemi, por mund të shpëtoni edhe jetë!
Sapo kam marrë vaksinë dhe kjo është e mjaftueshme, nuk është patjetër që çdo vit të marr vaksinë kundër gripit!
Nuk është kështu, dhe arsyeja është e thjeshtë – imuniteti kundër gripit ka kohë të kufizuar dhe duhet të ripërtërihet!
Nga ana tjetër, ka shumë lloje të viruseve që mund të shkaktojën gripin, zakonisht çdo vit ndryshon faktori kryesor. Pasiqë antitrupat (luftuesit kundër gripit) janë të posaçëm për çdo lloj virusi, është mirë që para sezonit të vaksionoheni me ndonjë preventivë të përshtatshme, në mënyrë që ta ruani imunitetin tuaj.
Nëna, babi, gjyshërit – të gjithë janë vaksinuar, pra fëmijët nuk është patjetër ta marrin
Është mirë që të gjithë të rriturit të marrin vaksinë, por nuk është në rregull që të anashkaloni fëmijët. Siç dihet, vaksina është e pastër dhe e sigurtë, kështuqë nuk ka aryse pse fëmijët mbi gjashtë muaj të vaksinohen kundër gripit.
Dhënia e vaksinës shkakton shumë dhimbje – fëmijët do të krijojnë frikë nga mjekët
Nuk është edhe ashtu! Duhet të dhemb paksa, por nëqoftëse i afroheni butësisht fëmijës dhe ngadalë injektoni përmbajtjen e vaksinës, dhimbja do të jetë më e matur dhe e shkurtë. Nëse dhimbja shkaktohet në masë të madhe ka gjasa për shkak të muskujve të tkurrur.
Një dozë e vaksinës është e mjaftueshme për të gjithë
Kjo nuk vlen edhe për ata që janë vaksinuar për herë të parë!
Rivaksinimi (doza e dytë) jepet një muaj pas shpimit të parë. Çdo vit më pas, jepet vetëm një dozë. Rivaksinimi siguron dhe vërteton mbrojtjen që doza e parë ka filluar të funksionojë.
Komplikimet janë të shpeshta dhe të rrezikshme – kështuqë nuk do të vaksinohem
Komplikimet janë të mundshme, por janë shumë të rralla dhe të lehta!
Është e rëndësishme që fëmija të jetë i shëndetshëm para se të vaksinohet – atëherë ndodhin më pak komplikime. Por, do të ishte mirë që të kontrolloni fëmijën në pediatër para vaksinimit.
Ka gjasa të ndodhin reagime të lehta në vendin ku është injektuar vaksina – skuqje dhe ënjtje, por kjo nuk kërkon ndonjë trajtim. Një numër i vogël i fëmijëve mund të kenë rrjedhje hundësh, kollë të butë që shoqërohet me temperaturë, por kjo zgjat vetëm disa ditë dhe nuk ka nevojë për medikamente. Komplikimet më të rënda të gripit (kryesisht i referohen komplikimeve neurologjike), në të vërtetë janë shumë të rralla.
Janë të mundshme reaksionet alergjike ndaj një vaksine, por kjo ndodhë pothuajse gjithmonë tek fëmijët që janë alergjikë në vezë.
Vaksina kundër gripit “standard” mbron edhe nga virusi aktual H1N1
Për fat të keq, kjo vaksinë nuk e mbron këtë!
Virusi H1N1 me të vërtetë është i veçantë dhe vaksina standarde nuk mund të mbrojë kundër këtij virusi.
Nuk ka asnjë mënyrë për t’iu shmangur shpimit të vaksinimit, kjo është e vetmja mënyrë e vaksinimit!
Nuk është kështu!
Ka disa vite që përdoret vaksinimi që jepet përmes hundës. Kjo lloj vaksine është e shtrenjtë por edhe shumë më e rehatshme se sa shpimi klasik me gjilpërë, dhe është njëlloj efektive si vaksinimi standard.
Për fat të keq, tek ne ende nuk është e përhapur kjo, megjithëse interesi do të ishte shumë i madh për këtë lloj mënyrë të padhimbshme kundër gripit.
Shpresojmë se kemi arritur sadopak të thyejmë keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me vaksinën kundër gripit. Prandaj, ju sugjerojmë që të merrni në kosnideratë vaksinimin për të gjithë familjen.
Gjithnjë e më shumë pediatrët janë kundër vaksinimit
Për fat të mirë kjo nuk është e vërtetë!
Pavarsisht ‘lobimit antivaksinë’, janë shumë të paktë pediatrët që nuk i pranojnë rekomandimet zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë!
Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për ata që janë kundër vaksinimit dhe edukimi gjithnjë e më i mirë dalëngadalë po ndryshon mendjen e skeptikëve në luftën kundër vaksinimit./kosovarja.ch/