Për shkak të ndotjes së ajrit, dietës së varfër, rrezeve të dëmshme UV, shumica e njerëzve e kanë lëkurën e fytyrës të lodhur dhe pa jetë, duke filluar që nga mosha 30 vjeçare.
Kjo është koha kur duhet të fillojë përdorimi i vajit të sojës, i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe i jep shkëlqim lëkurës.
Vaji i sojës ndihmon në shërimin e dëmit, që është bërë në lëkurë nga ndotja ose ekspozimi ndaj diellit.Vaj i sojës përmban antioksidantë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe i japin shkëlqim të veçantë fytyrës.
Vitamina E dhe Vitamina B kompleks pengojnë zhvillimin e paraqitjes së rrudhave.
Gjithashtu, duke ngrënë produkte me bazë soje do të mbroni lëkurën, do të ulni sasinë e kolesterolit dhe rrezikun e arteriosklerozës, infarktit.
Konsumimi i vajit të sojës shton përqëndrimin dhe kujtesën, zhvillon masën muskulore dhe kockat.
Anila Mirdita, Esteticiene e certifikuar, BioNatural Shop