Vaji i kokosit është një nga produktet më të mrekullueshme natyrore për shëndetin, lëkurën dhe flokët tanë. Vaji i kokosit ndihmon për të ushqyer flokët e dëmtuar, duke mbajtur skalpin e kokës pa zbokth dhe vepron si një zbutës fantastik.
Nëse ju doni të përfitoni nga ky produkt i mrekullueshëm natyror për flokët tuaj, atëherë aplikoni recetën tonë si më poshtë:
2 lugë (supe) vaj kokosi organik
1 lugë (supe) vaj lajthie 100% natyral
8 pika vaj esencial mente
8 pika vaj esencial mente
Merrni vajin e kokosit, e hidhni në një enë, shtoni vajin e lajthisë dhe vajin esencial. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një masë kremoze.
Aplikoni në flokë nga rrënjët deri tek majat, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të thata.
Mbulojini flokët me një kapuç plastmasi dhe përdorni një tharëse flokësh për të ngrohur flokët. Mbajeni maskën për 15-30 minuta.
Përdoret një herë në javë për një muaj, në mënyrë që të keni përfitim të plotë.

Nga Anila Mirdita