Nëse brengoseni se me kohë vagina juaj mund të zgjerohet, ja gjërat që duhet ti bëni për një vaginë të ngushtë.
Ushtrime Kegel
Të gjithë e njohim mjekun e vjetër dhe të mirë, Arnold Kegel, i cili ka shpikur ushtrimet për muskujt vaginal dhe ka promovuar praktikën për femrat dhe pjesët e tyre intime. Që të mësoheni se si ti bëni këto ushtrime, provoni që të ndaloni urinën disa herë gjatë urinimit. Ky shtrëngim i muskujve mund të bëhet edhe në “të thatë”, provoni ta bëni 10-25 herë në 5 seri në ditë. Pasiqë nuk dallohen se i bëni, mund ti bëni kudo, qoftë edhe duke pritur në rradhe në postë apo në bankë.
Sferat erotike
Qëllimi i sferave erotile nuk është vetëm eksitimi seksual por edhe aktiviteti i muskujve të vaginës. Kjo ndihmesë erotike shërben për forcimin e muskujve edhe atë me futjen e sferave në vaginë, e pastaj relaksoheni në krevat, e kapni shiritin dhe e tërhiqni lehtësisht ndërsa në anën tjetër i shtrëngoni msukujt që mos të lejoni sferat të dalin jashtë. Me sferat në vaginë mund ti kryeni punët e shtëpisë përderisa muskujt e vaginës ushtrojnë dhe forcohen.
Ushtrime gjatë seksit
Kur të mësoheni të kontrolloni msukujt vaginal atëherë mund të ushtroni edhe gjatë seksit, për më tepër do e çmendni partnerin. Ai në organin e tij do të ndjejë shtypje erotike ndërsa ju do e ndjeni edhe më intenzivisht penetrimin e tij. Vagina juaj do të jetë më e ngushtë për një çast, në çastin tjetër do të zgjerohet, kështuqë seksi do të jetë edhe më intenziv dhe orgazma do të jetë më e fortë.
Kremë për forcimin e muskujve
Sikurse kujdeseni për fytyrën dhe e lyeni me kremë, ashtu duhet të kujdeseni edhe për vaginën. Nëse pritoni ti bëni ushtrimet e sipër përmendura atëherë kozmetika ka menduar për ju kremën për forcimin e muskujve. Mirëpo para se të përdorni një gjë të tillë është mirë të konsultoheni me gjinekologun pasiqë mund të keni pasoja jo të këndshme./kosovarja.ch/