Kjo është lista e artikujve ushqimorë që ju ndihmon që më në fund të fitoni përparim!
Nëqoftë se ju pret ditë e rëndësishme në punë, apo thjesht natën e kaluar keni ngelur në ndejë deri vonë dhe pak keni fjetur, këto artikuj ushqimor do të bëjnë të ‘vloni’ nga energjia.
Uji
Ndjeni që truri po ju punon më ngadalë? Nëse natën e kaluar keni konsumuar alkool, atëherë kjo është arsyeja. Truri përbëhet nga 80 për qind ujë, ndërsa për alkoolin dihet që ‘e than’ trurin. Që të rregulloni gabimin dhe të përshpejtoni aktivitetin e trurit, konsumoni sasi të madhe të ujit.
Salmoni
Mirë lyejeni trurin tuaj me DHA (acid dokozaheksaenik), tip i omega 3 i pasur me thartirë të yndyrshme. Burimi i shkëlqyeshm i kësaj substance është veçanërisht Salmoni. Një porcion mundet dukshëm të përmirësojë mbajtjen mend, por edhe të rris mundësitë për të zgjidhur problemet.
Vezët
Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit. E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do ju ndodhë të harroni për takim apo të dërgoni ndonjë email të rëndësishëm. Vezët ‘mbushin’ neurotransmetuesit të cilët janë të rëndësishëm për përmirësim të memories.
Çaji
Relaksohuni me një filxhan të çajit të nxehtë. Ai ndihmon në mbrojtje të organizimit nga lodhja dhe rregullon kencentrimin. Kjo veçanërisht është për çajin e gjelbër, sepse është i mbushur me antioksidantë.
Portokalli
Derisa e hani portokallin për shujtë, me lehtësi do të tejkaloni problemin që ju ndal në punë. Ky frut është i pasur me vitaminë C i cili rrit shpjeteshin e trurit dhe aftësitë motorike.
Çokolata e zezë
Ushqim komplet gjenial. Çokollata është e mbushur me flavanola të cilët përmirësojnë qarkillimin e gjakut në tru dhe që paraqesin shkëputjet e prodhimit të endofrinës- ngritjes së disponimit.
Musli
Ky mund të ndikojë si mjet gjumi natyral, ndërkaq gjithashtu mund t’ju bëj më të ‘kthjellët’! Është burim i shkëlqyeshëm i zinkut dhe rrit koncentrimin.
Spinaqi
Mos lejoni që inteligjenca juaj të humb me vjet. Vitamina K në fletët e perimeve ruan funksionin e trurit, prandaj ‚hidhuni‘ sa më shpejtë në këto fletë të gjelbra.