-0.3 C
Priština
More

    Ushqimi i vjeshtës: Humbni peshë në mënyrë të shëndetshme për 7 ditë

    spot_imgspot_img

    Nëse e ndiqni planin e ushqimit të paraparë me këtë dietë sezonale, mundeni në mënyrë të shëndetshme të humbni peshë edhe deri në tre kilogram

    Vjeshta është e pasur me tavolina të mëdha të cilat mund të ndikojnë negativisht në linjën tuaj të hollë. Që të eliminoni kilogramët e tepërt apo të parandaloni krijimin e tyre përpiquni t’i përmbaheni dietës së lehtë përmes së cilës mund të humbni deri në tre kilogram dhe nuk do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

    Përparësitë e kësaj diete janë që nuk keni nevojë të përjashtoni asnjë grup ushqimesh, por dhe sasia që do të konsumoni nuk është e kufizuar.

    Mëngjesi është i njëjtë çdo ditë, dhe përbëhet nga grapefruit, kafe ose çaj pa sheqer, feta të bukës së thekur apo tost.

    Dreka dhe darka ndryshojnë sipas ditëve, ashtuqë kemi gjetur për ju një menu për shtatë ditë.

    Dita e parë

    Dreka: mish të përzier, domate, kafe, limonadë pa sheqer.

    Darka: peshk i konservuar ose i pjekur në skarë sallatë me perime të freskëta sezonale, perime të ziera, tost, grapefruit.

    Dita e dytë

    Dreka: sallatë frutash, lejohen të gjitha llojet e frutave, nuk ka rëndësi nëse janë të thata apo të freskëta.

    Darka: qofte, domate, selino dhe ullinj.

    Dita e tretë

    Dreka: sallatë ‘tuna’ e spërkatur me limon.

    Darka: biftek apo mish tjetër i pjekur në skarë, sallatë sezonale.

    Dita e katërt

    Dreka: dy vezë të ziera, djathë.

    Darka: pulë e zier apo pulë e pjekur në skarë, sallatë e freskët sezonale, tost.

    Dita e pestë

    Dreka: djathë, spinaq i zier, tost.

    Darka: peshk i konservuar ose i pjekur në skarë, sallatë e përzier, perime të ziera, tost.

    Dita e gjashtë

    Dreka: sallatë frutash

    Darka: pulë e zier ose e pjekur në skarë, sallatë e përzier.

    Dita e shtatë

    Dreka: mish pule i pjekur në skarë apo i zier, domate, perime të ziera, grapefruit.

    Darka: mish i pjekur në skarë, trangull, selino, domate./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...