Frutat dhe perimet jane me te shendetshme kur jane te pagatuara. Por te disa lloje te perimeve, gatimi thyen strukturen e forte te perimes, e cila ndihmon ne thithjen e ushqyesve. Natyrisht, duhet te gatuani ate siç duhet – ne flake mesatare dhe jo shume gjate.
Lakra e gatuar eshte me e shendetshme se ajo e pagatuar, por nese e skuqni ate ne vaj te thelle, eshte me mire ta hani ate te fresket, te pagatuar.
1. Spinaqi
Nga spinaqi i gatuar, trupi jone do të kete më të lehtë për te nxjerr të gjith ushqyesit, siç jane kalciumi, hekuri, magnezi, luteini dhe antioksidantët tjere si beta-carotene. Sasia e kalciumit është trefishuar, nëse spinaqi është i gatuar.
2. Laker jeshile
Lakra jeshile eshte me e veshtire te tretet e fresket ne krahasim me ate te gatuar. Por, gjithashtu eshte edhe me pak e dobishme. Tek ajo e gatuara, gjithnje rriten nivelet e vitaminave A dhe K, dhe fibrat.
3. Këpurdha
Kërpudha e gatuar nuk eshtë vetëm e shëndetshme, por edhe më e sigurtë. Ka disa lloje të kërpudhave që mund ti hani vetëm te gatuara, dhe madje edhe ato që mund të servohen të fresketa, siç jane shampinjonet, trupi vështirë i trete. Kepurdhat kanë strukturë qelizore shumë të ngurtë, kështu qe gatimi u bën mrekulli në drejtim të nxjerrjes së ushqyesve, tretshmërisë më të lehtë dhe vrasjen e toksineve që mund ti përmbajnë.
4. Domatet
Gatimi i domateve rrit sasinë e lycopene. Domatet e fresketa, nga ana tjetër, lëshojne vetëm katër përqind të antioksidanteve, te cilet jane te lidhur me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
5. Karrota
Ndoshta ju nuk mund të shiqoni mire në errësirë, por karrota patjetër do të përmirëson vizionin tuaj për shkak të niveleve të larta të beta-carotene, një antioksidant që trupi i konverton në vitaminë A. Karrotat e fresketa dhe beta-carotene trupi nganjëherë e ka të vështirë që ti trete ato. Por, gatimi thyen ngurtësinë e perimeve dhe rrit vlerën e saj ushqyese./kosovarja.ch/