1.4 C
Priština
More

    Ushqimet që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak

    spot_imgspot_img

    Nëse keni diabet është e rëndësishme për ju të kontrolloni marrjen e sheqerit. Edhe ushqimet që nuk kanë sheqer ndonjëherë mund të shkaktojnë një rritje të sheqerit, siç janë karbohidratet.

    Karbohidratet mund të shndërrohen në glukozë, e cila përdoret më pas si energji nga trupi juaj. Ka disa ushqime që kanë një indeks glicemik shumë të lartë. Këto ushqime mund të rrisin në mënyrë drastike nivelet e sheqerit nëse i konsumoni me tepri.

    Sheqeri i pakontrolluar në gjak, siç e dimë të gjithë, mund të çojë në shumë kushte të pafavorshme shëndetësore. Kështu që është e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Më poshtë janë disa ushqime që mund t’ju japin një rritje të menjëhershme të sheqerit. Shmangini këto ushqime nëse jeni diabetik.

    Qumështi i kokosit, qumështi i orizit dhe qumështi i tërshërës përmbajnë shumë sheqer. Qumështi i ëmbëlsuar i sojës përmban vetëm 1 g sheqer.

    Perimet me niseshte: Patatet, bizelet dhe misri janë perime me niseshte që gjithashtu mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

    Frutat: Frutat janë një burim i pasur i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fibrave. Por ato janë gjithashtu të ëmbla. Nëse hani më shumë se një racion, do t’ju rritet niveli i sheqerit.

    Karbohidratet e rafinuara: Buka e bardhë, makaronat dhe orizi janë shembuj të karbohidrateve të rafinuar. Trupi juaj e shndërron atë në glukozë për energji dhe kjo shkakton një rritje të sheqerit.

    Hamburger: Një hamburger mund të përmbajë 10 gram sheqer dhe 43 g karbohidrate. Kjo është e krahasueshme me një karamele.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...