11 C
Priština
More

    Ushqimet që shkaktojnë çrregullime hormonale

    spot_imgspot_img

    Problemet me hormonet, hyjnë në atë grup problemesh, ndaj të cilave trupi reagon më shpejt. Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.

    Këto probleme mund t’i përjetoni në faza të ndryshme të jetës dhe mund të prekin këdo pa dallim. Në këtë pikë, gjithçka që mund të bëni është ta ndihmoni trupin tuaj në mënyrë që të gjejë balancat e duhura. Në këtë artikull ju tregojmë pesë ushqimet më të këqija që prishin balancën hormonale:

    Bulmeti

    Një nga më të njohurit në këtë listë është pa dyshim bulmeti. Ekspertët thonë se ushqimet me bazë bulmeti janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organizëm.

    Gjithashtu personat, të cilat konsumojnë shpesh bulmet, rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit. Qumështi përmban hormone, të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos te gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.

    Kafja, çaji dhe pijet me gaz

    Një grup pijesh shumë i preferuar nga shumica e njerëzve, nga i cili duhet pasur kujdes.

    Konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizonit në trup, i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit.

    Kështu, me gjasë, do të keni cikle gjumi të çregullta, më shumë adrenalinë që ndikon keq në sistemin tuaj imunitar.

    Ushqimet me sheqer

    Me siguri kur konsumoni një çokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj.

    Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja. Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e puçrrave.

    Ushqimet e përpunuara

    Këtu mund të fusim një sërë ushqimet që nga mishi, sallami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë.

    Pak a shumë ushqime që njerëzit i përdorin në përditshmëri të cilat mbartin një rrisk me vete. Së pari do të keni probleme me peshën, metabolizmin dhe tretjen për shkak të sasive të mëdha të kripës dhe konservuesve.

    Gjithashtu këto ushqime ndikojnë negativisht edhe në punën e hormoneve tuaja në trup, kështu që mbajini larg.

    Karbohidratet

    Kur vjen puna te hormonet, karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumoni. Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejt te nivelet e kortizolit e, për rrjedhojë, krijojnë çrregullime në sistemin tuaj.

    Në to futen të gjithë ushqimet me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz. Në vend të tyre konsumoni më shumë mish të freskët dhe proteina për të mbajtur hormone në balancë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...