Qumështi nuk i bën mirë fytyrës! Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve. Fajin e kanë hormonet tek produktet e qumështit.
Sheqeri
Ja një tjetër arsye pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri. Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore.
Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.
Buka
Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit bllokon poret rreth gojës dhe krijon një lloj inflamacioni përret faqeve dhe vijës së nofullës. Kjo vlen si për vajin e kokosit të aplikuar në lëkurë, ashtu edhe për atë që merret përmes ushqimit.
Kikirikët
Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bëjnë përgjithësisht lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.
Çfarë mund të konsumoni pa frikë?
Këshillohet zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara me ushqime natyrale. Nuk mund të mos i hani kurrë këto ushqime, por pa i eleminuar nga dieta, nuk do ta kuptoni se çfarë shkakton aknet tek ju.
Burimi: Women’s Health