-2.1 C
Priština
More

    Ushqimet që ndikojnë në Jetëgjatësi!

    spot_imgspot_img

    Çfarë ju hani mund të ndikojë ne shëndetin dhe jetëgjatësine tuaj. Zbuloni me poshte se cilat ushqime jane vleresuar nga ekspertët, për një jetë të gjatë. Pse disa njerëz jane shume te “vjetër” në moshën 70 vjecare, ndërsa të tjerë janë “të rinj” në moshen 90 vjecare? Ushqimi është një nga zgjedhjet e jetesës qe ne bëjmë, për të ngadalësuar procesin e plakjes dhe të vonojmë fillimin e moshës lidhur me sëmundjet kronike.

    BAJAMET: Përmbajne vitamina E dhe yndyrna të shëndetshme.

    AVOKADO: Ky frut nuk është vetëm një burim i yndyrnave të shëndetshme, por dhe vitaminës B6, kalium dhe një antioxidant i fuqishem.

     

    PANXHAR SHEQERI: Këto perime mendohet se shmangin kancere të caktuara, si kanceri i zorrës së trashë.

    MANAFERRAT DHE FRUTAT E KUQE. Ato janë të mbushura me antioksidantë. Shtojini ato në drithërat tuaja ose kos. Fruta të tjera të kuqe, si shega dhe rrushi, gjithashtu ofrojnë një mori të komponimeve mbrojtëse. Rrushi i kuq eshtë i njohur për përmbajtjen e tij, e cila ndihmon për të luftuar inflamacionin. Shegët janë të mbushura me polyphenole, që janë të mira për zemrën, dhe roje kundër semundjeve te mushkërive dhe kancerit të prostatës.

    BROKOLI dhe LAKRA. Keto perime përmbajne shume komponente, që luftojnë radikalet e lira.

     

    ÇOKOLLATA E ZEZE përmban 70% kakao apo më shumë dhe është e mbushur me flavonoide. Nje copëz e vogël është e gjitha që ju nevojitet.

    FARAT E LIRIT parandalojnë kancerin dhe janë një burim i shkëlqyer i acidit alfa linolenic ose ALA dhe lignane, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Është e lehtë të shtosh farat e lirit në ushqime si drithërat, biskota, mish dhe mund të përdoret gjithashtu për të zëvendësuar vezët në receta te ndryshme.

    HUDHRA. Ka shumë arsye për të shijuar këtë anëtar të fuqishëm të familjes se qepës, përfshirë komponimet e squfurit që rrisin sistemin imunitar dhe parandalimin e kancerit.

    Është gjithashtu e mirë për zemrën, sepse ajo mund të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit.

    ÇAJ JESHIL. Mund te shërbehet i nxehtë apo i ftohtë, kjo pije lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut ne vena. Pijeni të nxehtë (me limon dhe mjaltë), ose te ftohtë duke i shtuar pak lëng frutash.

    RRADHIQE. Ajo ka përmbajtje të lartë ne fibra, kalcium, hekur, vitamina A, C dhe K. Radhiqja është e mbushur edhe me antioksidantë, dhe sulforaphane dhe një kompleks i quajtur indoles – të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

    BISHTAJAT. Fasulet e kuqe janë të pasura me antioxidant. Nuk keni shumë kohë? Provoni thjerrëzat – ata nuk kërkojnë para-njomje dhe gatuhen shumë shpejt.

    TERSHERA. Ul kolesterolin.

    Vaj ulliri Ekstra-virgjër- Permbanë Vit.E.

    Portokalli-  Permban Vit.C.

    Speci i kuq i madh. I njohur për vitaminën C dhe beta-caroten.

    Salmoni- është një shtyllë në dietën e jetëgjatësise.

    Juicy cooked salmon with lemon

    Soja. Ashtu si bishtajoret e tjera, ato janë të pasura me ushqyese, ofrojnë të gjitha amino acidet esenciale. Ato gjithashtu ofrojnë isoflavone, të cilat mendohet se zvogëlojne rrezikun e kancerit të gjirit dhe të prostatës.

    Spinaqi. Përmban vitamina A dhe C, beta-caroten dhe flavonoide.

    Nga: Anila Mirdita

    Foto: pixabay

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...