1.4 C
Priština
More

    Ushqimet që luftojnë aneminë

    spot_imgspot_img

    Anemia ndodh kur trupi jonë nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose paaftësia e trupit tonë për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

    Një dietë që është e pasur me hekur dhe vitamina B është e rëndësishme nëse vuani nga anemia.

    Ja disa ushqime që ju ndihmojnë në kurimin e anemiseë.

    1.Mishi i kuq, si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

    2.Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

    3.Drithërat integrale

    Buka e prodhuar me drithë integrale është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

    4.Veza është e pasur në lëndë ushqimore. 1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...