5.5 C
Priština
More

    Ushqimet që duhet të konsumoni në verë

    spot_imgspot_img

    Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme.Ekspertët e AgroWeb kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

    Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës.

    USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

    Shalqini

    Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe.

    Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër dhe jo nga likopeni.

    Sallatat

    Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

    Çaji

    Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit.

    Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.

    Pirja e një lëngu të ngrohtë nënkupton që trupi preket nga një dallgë nxehtësie që rrit nivelin e djersës së sekretuar nga trupi që është më e rëndësishme se nxehtësia e brendshme që përftohet nga kjo pije.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...