Trupin tuaj e presin detyra të mëdha të përballojë gjatë shtatzënësisë.Gjatë 40 javëve të shtatzënësisë trupi ka shumë obligime për të përballuar: Foshnja furnizohet me ushqim vetëm nëpërmjet kordonit të kërthizës dhe ka nevojë të furnizohet tërë kohen me ushqim. Shkurt: trupi gjendet në një situatë të jashtëzakonshme dhe funksionon në nivele të larta. Sidomos tani është shumë i rëndësishëm ushqimi i shëndetshëm dhe lëvizjet në ajër të pastër.
Është me rëndësi të ketë mjaft lëndë ushqyese
Çdo gjë për të cilën ka nevojë foshnja, e merr nga qarkullimi i gjakut të nënës dhe merr rezervat e sajë nëse ka nevojë. Acidi folik, jodi, hekuri dhe të tjerat, nxisin zhvillimin shpirtëror dhe fizik të foshnjës. Nëse këto produkte janë në disponim në sasi normale, atëherë foshnja juaj do të zhvillohet në mënyrë optimale dhe nënës i ecën mirë. Nga gjendja e të ushqyerit të mirë përfiton si nëna ashtu edhe foshnja, në të njëjtën masë.
Kini kujdes që edhe gjatë periudhës së gjidhënies të jeni të ushqyer mirë sepse kërkesat janë të mëdha, për këtë është me rëndësi të ushqeheni në mënyrë të balancuar dhe të pasur me lëndë ushqyese.
Rregulla e vjetër- “ushqim për dy” megjithatë nuk është plotësisht e saktë
Rregulla e vjetër- “ushqim për dy” megjithatë nuk është plotësisht e saktë. Sepse gjatë tre muajve të parë të shtatzënësisë, trupi i gruas shtatëzënë nuk ka nevojë për energji shtesë. Vetëm pas muajit të 4 mund të hani rreth 250 kcal më shumë. Që do të thotë një pjatë më shumë me drithëra apo një kulaç më shumë.
Si mund ta arrini të ushqyerit në mënyre adekuate? Nga përmbajtja e ushqimit varet çdo gjë. Kjo do të thotë se ushqimi duhet të jetë i pasur me shumë minerale dhe vitamina por mundësisht më pak kalori. Jo sasia por cilësia ka rëndësi.
Për këtë çështje, specialistët flasin për një kërkesë të shtuar të ushqimit. Më saktë: çdo ditë fruta të freskëta, perime, sallatë, patate, drithëra, produkte të qumështit me pak yndyrë dhe gjithashtu rregullisht të përdoret peshku pasiqë furnizon trupin me omega-3, acidin yndyror dhe sipas mundësive mish pa yndyrë- ky është plani ideal i racioneve ditore, gjatë shtatzënësisë.
Me rëndësi është edhe të pihen shumë lëngje.
Edhepse ushqeheni ndërgjegjshëm dhe me kujdes të veçantë, ju prapë nuk mund ti mbuloni të gjitha nevojat për materjet ushqyese të trupit tuaj. Sidomos, ka më së shumti mungesa të acidit folik dhe jodit por edhe të omega-3-acidit yndyror DHA.
Prandaj, specialistët e ushqimit parapëlqejnë që gjatë shtatzënësisë dhe gjidhënies të merret një sasi e mjaftueshme e këtyre prodhimeve ushqimore, saktësisht sipas nevojave të përshtatshme për shtatzëna dhe nënave që ushqejnë foshnjën me gji. Për këtë, më së miri pyesni gjinekologun tuaj.
Më mirë më pak, por më shpesh
Mos hani më shumë se zakonisht, por hani më mirë. Ju mund të hani për çfarëdo që keni oreks, por racionet duhet të jenë të ndara saktë gjatë ditës:
- mëngjes i pasur
- në mesditë një racion kryesor
- në mbrëmje diçka të lehtë dhe mundësisht pak
- një deri dy racione të vogla, mes këtyre vakteve
Një racion i shëndetshëm ndërmjet racioneve janë për shembull HiPP frutat e lehta me shumë vitamina dhe natyrisht pa shtesa sheqeri.
Rekomandimet për përdorimin e grupeve të veçanta të ushqimit:
Ne ju rekomandojme HIPP Mama ushqimin për nënat i cili mirret nga femrat të cilat janë të interesuara të mbesin shtatzënë, janë shtatzënë, si dhe pasi te lindin. Ky produkt e furnizon nënën me të gjitha materiet ushqyese, para, gjatë dhe pas shtatzënisë, me vitamina dhe acid folik, si dhe bën stimulimin e gjirit të nënës./kosovarja.ch/