Pas ujit të detit dhe diellit, floku juaj ka nevojë për më shumë kujdes dhe mirëmbajtje, e vaji i ullirit dhe mjalta mund t’ju ndihmojnë shumë
Nga teprimi i daljes në diell floku zbardhet, e nën ndikim të kripës së detit dhe klorit e humb elasticitetin dhe bëhet i thatë dhe i thyeshëm. Dhe për këtë, fundi i verës është koha ideale për tretmane të cilat do ta ushqejnë dhe t’ia kthejnë shkëlqimin dhe pamjen e shëndoshë. Disa këshilla do t’ju ndihmojnë që të rigjallëroni flokët vetëm me disa hapa.
Për fillim, flokut tuaj do t’i bëjë mirë një pastram i thellë, e këtë tretman është më së miri ta bëni në ndonjë sallon ondulimi. Do të ishte mirë të përdorni ngjyrë e cila është e pasur me përbërës ushqyes në mënyrë që ta kthej volumin dhe shkëlqimin e flokut tuaj. Përzgjedhja perfekte do të ishin ngjyrat pa amoniak, që e mirëmban dhe shëndoshin fijen. E që sa më gjatë ta ruani shkëlqimin e ngjyrës para secilës larje të flokëve në regjenerator vendosni pak vaj të ullirit.
Duke e ditur që floku rritet më shpejt gjatë verës , mirë do të ishte që ta shkurtoni pak. Që të fitoni formë të re dhe ta ngritni nga rënia, do të ishte e mjaftueshme t’i shkurtoni vetëm majet e plasaritura. Pastaj ndoshta edhe fundi i verës do të ishte koha e duhur për të ndryshuar frizurën. Më së miri është të konsultoheni me stilistin tuaj. Kur është fjala për trende, ende janë aktuale stili bob dhe frizurat asimetrike në gjatësi të ndryshme.
Maskën për flokë nuk keni nevojë ta bëni nëpër sallone. Mundeni edhe vetë ta bëni një maskë e cila në mënyrë të përsosur do ta ushqejë flokun tuaj. Në këtë mund t’ju ndihmojnë vajra të ndryshme në kombinim me mjaltë apo të kuqen e vesë që mund ta përzieni me pure të domates.
Flokut mund t’ia ktheni shkëlqimin dhe t’i ndihmoni me preparate të cilat janë të parapara për mirëmbajtje të flokëve pas verës. Këto mund t’i gjeni në formë të kremës apo edhe si sprej. Efekt të mirë do të fitoni edhe me ampula për mirëmbajtje të flokëve të cilat ringjallin srukturën e flokëve dhe e ushqejnë nga brenda.
Për kujdes më të mirë për flokët tuaja, gruaja-sot.net ju rekomandon Rrjetin e Studiove të Bukurisë PASSION, ku mund të kërkoni aplikimin e ngjyrave pa përmbajtje amoniaku, si dhe një trajtim për të ushqyer flokun./kosovarja.ch/