11 C
Priština
More

    Ushqehuni shëndetshëm për Ramazan

    spot_imgspot_img

    Këtu janë disa këshilla ushqimore që mund të ndiqni dhe të përvetësoni për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë muajit të Ramazanit:Pini shumë lëngje dhe qëndroni të hidratuar

    Çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit, agjërimi fillon pak para agimit me një vakt të quajtur Sehri (syfyri) dhe prishet pas perëndimit të diellit me një vakt të quajtur Iftar. Midis dy vakteve, është e rëndësishme të mbash veten të hidratuar dhe të ruash nivelet e hidratimit në trup.Vakti i parë

    Sehri (syfyryi) është një vakt që duhet zgjedhur me kujdes. Ju duhet të zgjidhni ushqime që janë të shëndetshme dhe që ju ofrojnë energjinë e nevojshme për t’ju mbajtur mirë gjatë gjithë ditës. Provoni dhe përfshini disa karbohidrate komplekse si fruta, perime, qiqra apo thjerrëza, në mënyrë që të jeni të pajisur me energji afatgjatë.Balanconi vaktin tuaj të fundit

    Mënyra tradicionale dhe e shëndetshme për të prishur agjërimin dhe për të filluar me Iftar është ngrënia e hurmave, një burim i shkëlqyer fibrash. Ju mund të përfshini mish pa dhjamë, peshk dhe shumë perime, për të balancuar nivelin e vitaminave të nevojshme dhe lëndëve ushqyese jetike. Megjithatë, sigurohuni që të mos e teproni dhe t’i hani kafshatat tuaja ngadalë.Kujdes me kripën

    Përdorimi i tepërt i kripërave në vaktet tuaja mund të kundërshtojë efektet e ushqimit të shëndetshëm. Sasitë e shtuara të natriumit në ushqim mund t’ju bëjnë të mos ndiheni rehat në zorrë dhe gjithashtu mund të shkaktojë fryrje gjatë periudhës së agjërimit.Thuaj ‘po’ kosit

    Kosi është një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur një fluks të baktereve të mira në trup. Si rezultat, ai ndihmon në tretje dhe e mban stomakun të lehtë për gjithë natën. Mundësisht, kosi duhet të jetë pjesë e tryezës tuaj, ndërsa e prishni agjërimin me Iftar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...