Bërtitni me zë të madh – kundërshtoni kopjen tuaj (kicbin) e cila po ju pengon që përsëri ta doni veten dhe ti jepni mundësi të tjerëve të ju dojnë dhe çmojnë.
Keni rënë në një ulluk nga i cili nuk shihni dalje? Dashuria fiasko, problemet në punë, me miqtë apo familjen, po ju mbytin dhe shtypin. Shmangni zërin e brendshëm që ju tregon se diçka nuk mundeni dhe nuk vleni. Të menduarit negativ po nxitë pasiguri e cila po ju përqeshë në fytyrë dhe po ju thyen vetëbesimin.
Psikologët thonë se hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit është pranimi në vetvete se ka një problem dhe qëllimi për ta zgjidhur të njëjtin. Zhvilloni filmin e jetës suaj në kokë dhe ballafaqohuni me frikën dhe përvojat e dhimbshme. Në këtë do të ju ndihmojë mbështetja e miqve të vërtetë. A keni menduar ndonjëherë se sa në të vërtetë i keni? Ndoshta, sidomos disa prej tyre janë shkak për gjendjen tuaj. Mësoni të thuani JO, refuzoni të gjitha ndjenjat e keqija rreth jush, shoqërohuni vetëm me ata që duan të ju ndëgjojnë dhe këshillojnë.
Mos lejoni që të ndjeheni mirë vetëm kur jeni në shoqëri, bëhuni “Zot” i vetëvehtes. Stabiliteti i juaj qëndron në qetësinë shpirtërore. Në diçka jeni patjetër i mirë. Çdo njeri ka një qëllim dhe ka lindur me të paktën një dhunti të cilën duhet ta zbulojë. Nëse mendoni se ndokush është më i mirë se ju, në vend që të zhvlerësoni vehten, përgjoni në idetë dhe veprimet e këtyre njerëzve. Gaboni nëse mendoni se fatkeqësitë i anashkalojnë të fortit dhe të suksesshmit. Ata vetëm dijnë se si ti përballojnë ato. Ndonjëherë nuk ka rëndësi se sa shumë, por se si veprojmë. Mos kopjoni askënd dhe mos u bëni identik. Shiqoni vehten se çka mundeni të korrigjoni në mënyrë që ju të përmirësoni recetën e atyre që e kanë arritur atë. Ju e dini atë thënien se jeta ndodh ndërkohë që ne jemi duke bërë plane për diçka tjetër? Lejoni që të ju ndodhë ndryshimi./kosovarja.ch/