-0.3 C
Priština
More

    “Unaza e martesës” si magnet për femrat

    spot_imgspot_img

    Disa nga anëtaret e gjinisë së bukur bien në dashuri me meshkuj të zënë. Tundimi pas frutit të ndaluar dhe vërtetimi se të martuarit janë “mall i provuar”, mund të jetë një afrodiziak apo nxitës shumë i fortë.

    Jo shumë kohë më parë, unaza në dorën e djathtë ishte shenjë se mashkulli është i zënë. I padisponueshëm. I ndaluar. I huaj. Anëtarët e gjinisë më të forte kanë ndaluar femrat që të hyjnë në marrëdhënie intime me poseduesin e unazës së martesës.megjithatë, ato që kanë vepruar të kundërtën dhe kanë bërë aventura, kanë marrë epitete të ndryshme, nga e pamoralshme deri tek e përdalë. Sot, çdo gjë është e lejuar. Këtë e shfrytëzojnë një shumicë e meshkujve tërheqës, madje as nuk heqin unazat nga gishti kur dalin në takime, kjo sepse mund të rrit çmimin edhe më shumë tek disa femra.

    Sipas studimit në Universitetin e Oklahomës, 90% e femrave ishin të interesuara për meshkujt e zënë apo të martuar dhe 30% e të njejtës gjini nuk kanë pranuar meshkuj që i thonin se janë “single”. Nga ana tjetër, për meshkujt vendimtare ishte pamja e femrave, dhe se informacioni a është femra e lirë apo në një marrëdhënie, për ta nuk kishte fare rëndësi.

    Nikolina, pronare e qendrës këshilluese “Psikohelp”, thekson se tek femrat ekziston paragjykimi se vetëm meshkujt e martuar janë të vlefshëm sepse ata veçmë e kanë dëshmuar veten si partnerë të mirë.

    -Meshkujt e lirë janë të dyshimtë, “mallra me të meta” që askush nuk i dëshiron sepse definitivisht diçka është e gabur tek ata, ndryshe nuk do të ishin vetëm. Përveç kësaj, femrat shpesh mbivlerësojnë aftësinë e tyre për të ndarë burrat nga partnerja e tyre e parë. Gjithashtu, pamja fizike, të hollat, suksesi në karrierë, fuqia, ndikimi dhe pozita në shoqëri, mund të llogariten si afrodiziakë shumë të fuqishëm për disa femra, kështuqë kjo është arsyeja se përse ato me vetëdije pranojnë lidhjen me meshkuj të martuar – përshkruan psikoterapisti.

    Për disa femra, lidhja me meshkuj jo të martuar, mund të duket shumë e thjeshtë, e mërzitshme dhe e parashikueshme. Marrëdhënia e fshehtë ka një dinamikë ndryshe, ju duhet të kujdeseni për më shumë gjëra që e bëjnë atë më komplekse se sa lidhja oficiale. Shpesh herë ndodhë që femrat e tilla të lënë këto partnerë të fshehtë pasi të arrijnë qëllimin për ti ndarë nga partnerja e parë.

    Parashtrohet pyetja se çfarë përfitojnë këto femra nga sjellja e tillë, çka dëshirojnë të arrijnë dhe t’u tregojnë të tjerëve. Nëse femra arrin të ndan burrin nga partnerja e tij, kjo mund të shërbejë si dëshmi se ajo është e veçantë dhe superior ndaj femrave tjera, me këtë mënyrë joadekuate për të provuar vlerën e tyre. Gjithashtu, në bazëtë kësaj sjellje mund të shtrembërohet nocioni i dashurisë, model i keq i sjelljes në familje dhe mjedisin shoqëror, gjë që është karakteristike për vajzat adoleshente – thekson psikoterapisti.

    Burrat e martuar tërhiqen edhe pas femrave që frikësohen nga lidhjet dhe ikin nga marrëdhëniet stabile ku mund edhe të lëndohen.

    Ka gjasa që një femër e pasigurtë në vete të ikë nga lidhjet intime për shkak se supozon që mund të jepet shumë pas mashkullit dhe ai më pas do të zbulojë të gjitha dobësitë e saj dhe do ta lë. Nuk ka diskutim se të gjithë kemi parregullësi por tek personat e pasigurtë në vete, teprohet nënvlerësimi i fuqisë, virtytit dhe talentit.

    Në fillim të trajtimit psikoterapeutik diagnostifikohen arsyet se pse një femër motivohet për të pasur marrëdhënie me burra të martuar. Këtu korrigjohen mënyrat jofunksionale të të menduarit, emocioneve dhe sjelljes, pasqyrë e keqe vlerësuese për veten dhe të tjerët si dhe paragjykimet rreth dashurisë – thekson bashkëbiseduesja jonë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...