Aziatikët jo vetëm që e kultivojnë dhe konsumojnë shumë si ushqim orizin. Për shekuj me rradhë, këtë produkt e përdorin edhe për bukurinë e fytyrës, trupit a flokëve.
Uji i orizit qetëson lëkurën, dhe e bën atë të shkëlqyeshme. Efekt më të madh ka tek lëkura e thatë.
Ndërsa vera e orizit përmban kolagjen, e mban lëkurën elastike dhe zvogëlon shenjat e plakjes.
Antioksidanti i orizit e pastron lëkurën, e freskon, e hidraton dhe ngadalëson shfaqjen e rrudhave.
Një maskë të thjeshtë nga uji i orizit, mund të përgatitni edhe ju.
Krejt çka ju nevojitet është një filxhan oriz organik dhe një pecetë pëlhure.
Lëreni orizin në ujë tërë natën, ndërsa të nesërmen ujin e ndërroni dhe orizin e zieni. Kullojeni orizin dhe ujin lëreni të ftohet.
Pecetës së pëlhurës ia pritni ato pjesë ku duhet t’i keni të zbuluar sytë, hundën dhe gojën, pastaj futeni në ujin e ftohur 10 minuta.
Pecetën e njomur vendoseni në fytyrë dhe mbajeni maskën rreth 15 deri 30 minuta. Pas përdorimit lajeni fytyrën me ujë të zakonshëm.
Kjo maskë është e pasur me flavonoide, të cilat pengojnë shfaqjen e rrudhave, freskojnë dhe tendosin lëkurën.
Maskën mund ta përdorni çdo ditë.
Para përdorimit të maskës rekomandohet të konsultoheni me dermatologun.