Uiski tortë

Për kore:

  • 5 vezë,
  • 100 gram sheqer,
  • 100 gram miell,
  • 1 sheqer-vanilje,
  • 1 pluhur për pjekje,

Për shurup:

  • 130 ml uiski,
  • 130 ml kafe të zezë të vluar,
  • 2 lugë sheqer,

Për fill:

  • 500 ml ajkë të ëmbël,
  • 2 lugë sheqer pluhur.

Përgatitja:

Ndani të bardhën nga i kuqi i vezës. Ndamas rrahni të bardhën dhe shtojeni në enën ku paraprakisht e keni rrahur të kuqin e vezës me sheqer dhe sheqer- vanilje. Shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Me lugë druri duke përzier lehtë derisa të fitoni një masë homogjene. Masën shtojeni në tepsinë e rrumbullakët të cilën e keni lyer më parë me vaj dhe spërkatë me miell. Pjekeni në 180 gradë rreth 35 minuta. Derisa korja pjeket, përgatitni shurupin. Në enë përzieni uiskin dhe kafen e ftohtë të vluar. Shtoni sheqerin dhe përzieni deri sa të tretet. Koren e pjekur ftoheni dhe lageni me shurup. Për fill rrahni ajkën e ëmbël me sheqerin pluhur. Lyeni tortën me ajkën e ëmbël të rrahur dhe spërkateni me kakao.

kosovarja.ch