1.4 C
Priština
More

    Udhëzues i kompletuar për format e fustaneve të nusërisë

    spot_imgspot_img

    Kur bëni përzgjedhjen e fustanit të dasmës, mundësitë e zgjedhjes mund të jenë të mëdha, posaqërisht nëse sapo keni nisur me shopingun. A jeni një vajzë kolonë apo fustani për ballo ju përshtatet për mrekulli? Çfarë dallimi ka mes borisë dhe sirenës? E kishim të njejtën pyetje, prandaj bëmë ca kërkime dhe bëmë këtë udhëzues me shpjegime që lehtë kuptohen për secilën siluetë veçanërisht. Lexoni diçka mbi fustanët e nusërisë para se të dilni në kërkim të ndonjë modeli.

    Linja- A

    Si duket: Gjersa pjesa e sipërme është e ngjitur për trupin tuaj, pjesa e fundit bëhet e zgjeruar siç arrin në dysheme, duke krijuar formën e shkronjës A, sikurse emri i modelit.

    Sirenë

    Si duket: Kjo veshje është e përshtatshme dhe e ngjitur për format e juaja, mirëpo në përfundim zgjerohet sikur pendat e peshkut.

    Linja-A e modifikuar

    Si duket: Gjithashtu e njohur si e përshtatshme dhe shpërthyese, ky dizajn përqafon trupin tuaj përgjatë zonës së ijeve duke u zgjeruar në fund.

    Boria

    Si duket: Nëse Linja-A e Modifikuar dhe Sirena do ishin kryqëzuar, Boria do ishte fëmija i tyre. Do të përshtatet dhe do të ngjitet me trupin tuaj, mirëpo diku tek mesi i kofshës do të fillojë të shpërthejë.

    Tea Length

    Si duket: Është më e shkurtër se modelet tjera, kjo formë fustani përfundon mes gjurit tuaj dhe zogut të këmbës, në vend se të vazhdojë deri në dysheme.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...