Mbajtja e një maske të ngushtë kirurgjikale, ose dyfishimi i maskave, mund të zvogëlojë ndjeshëm transmetimin e Covid-19 dhe të ngadalësojë përhapjen e llojeve të reja, më të transmetueshme, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Studiuesit zbuluan se nëse dy persona mbajnë të dy maska kirurgjikale ose nëse të dy mbajnë maskë pëlhure mbi një maskë kirurgjikale, ekspozimi ndaj grimcave virale ulet me më shumë se 95%.
„Të dhënat në këtë raport nënvizojnë konstatimin se përshtatja e mirë mund të rrisë efikasitetin e përgjithshëm të maskës“, shkruan autorët (via WebMD). „Mënyra të shumta të thjeshta për të përmirësuar përshtatjen janë demonstruar të jenë efektive.“
Përmes një eksperimenti të simuluar të frymëmarrjes, u arrit në përfundimin se veshja e një maske lecke mbi një maskë kirurgjikale rrit mbrojtjen për personin që mban maskë, duke bllokuar 83% të grimcave të vogla.