Simboli i ëmbël i festave janë krofnet, ëmbëlsira këto që nuk kanë një recetë origjinale, por secila amvise e ruan me xhelozi mënyrën e saj të përgatitjes sa më të mirë të tyre. Kjo recetë ofron një mënyrë të përkryer gatimi të tyre me thithje të sa më pak yndyre, e cila më së tepërmi i afrohet origjinalit.
Krofne
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 2 vezë të plota dhe dy vetëm të verdhat
- 1/2 gote sheqer
- 1 lugë të plotë caji kripë
- 2 sheqer vanile
- ½ pecivë
- pak korre limuni të grirë
- 1 lugë caji raki
- 1 dcl vaj
- 5 dcl qumësht
- 1 katror tharmi të freskët
Përgatitja:
“Pak pecivë e shtuar në miell parandalon krijimin e flluskave, a luga me raki dhe temperatura e duhur parandalon thithjen e tepërt të vajit”
- Në një enë ngrohni 1 dcl qumësht (nuk duhet të jetë tepër e nxehtë) dhe shtoni një lugë caji sheqer dhe një lugë caji miell, përzijeni dhe shtojeni tharmin. Lëreni të vijë.
- Vezët tundini me sheqerin mirë dhe me pak kripë derisa të fitoni një shkumë, pastaj këtë shtojeni në miellin e matur më parë dhe të përzier me pecivë. Shtoni pastaj vaj të nxehtë, një lugë caji raki, shtojeni pastaj tharmin e shkrirë dhe qumështin e mbetur (prej ku keni marrë 1 dcl për ta tretur tharmin)
- Masën e arritur lëreni të vijë e më pas vendoseni në një vend të rrafshtë dhe hapen me trashësi 1 cm. Me një kallëp në formë rrethi prejini copat dhe lërini të vijnë, një herë nga njëra anë dhe pastaj nga na tjetër.
- Mbusheni tenxheren me vaj të nxehtë (vaji duhet të jetë i nxehtë, në asnjë mënyrë i rinxehur). Vendosini krofnet në vajin e nxehtë dhe kujdesuni që ana e parë e fryrë të jetë përsipër. Ngadalësojeni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lërini për 20 sekonda të piqen, pastaj kthejini në anën tjetër të piqen, por pa e mbyllur kapakun (në këtë mënyrë në mesin e krofneve krijohet një vijë e bardhë, pothuajse si krofnet origjinale.
- Në një shiringë për krem futni pekmez dhe me të mbushini krofnet pasi t’i keni nxjerrë në një letër kuzhine.
Këshillë:
- Gjysëm pakoje “pecive” është me rëndësi të shtohet në miell, pasi ajo parandalon flluskat.
- Një lugë e vogël me raki e shtuar në brum, parandalon thithjen e tepërt të vajit. Gjatë vënies së krofneve në zjarr, keni kujdes të mos e teproni me numrin e tyre, për shkak të së cilave temperatura e vajit bie dhe krofnet nuk piqen si duhet, madje thithin më shumë yndyrë.
- Për të pasur sukses me këtë gatim, me rëndësi është që të gjithë përbërësit të jenë të ngrohtë, madje edhe miellin para se ta përdorni ngroheni në furrë 3 minuta, në temperaturë 20 grade celcius.
kosovarja.ch