Truqe të stilisteve të flokëve: si të balanconi elektrizimin e qimeve

Jeni të lodhur nga zgjatja e qimeve në të gjitha anët, kur i lëshoni flokët tuaja? ose jeni bezdisur nga satelitët rreth kokës që shfaqen kur i bëni flokët bisht? Po ju paraqesim një zgjidhje që do të zbusë flokët tuaja.

Nëse keni probleme me qime që ju elektrizohen vazhdimisht, pavarsisht nëse i keni të lëshuar apo të lidhur, sigurisht jeni lodhur nga tentimet për ti rregulluar ato. Po ju sjellim një truk të thjeshtë dhe të shpejtë që do të ju ndihmojë në stilimin e flokëve të parregullta.

Për këtë ju duhet vetëm një furçë dhëmbësh e pastër, llak apo gel për flokë (varësisht nga lloji i stilimit që bëni).

Për flokë të lëshuara, përdorni një furçë dhe llak. Aplikoni pak llak në krye të furçës dhe butësisht krehni flkët nga rrënja deri tek majat poshtë. Përsëritni procesin derisa fijet e flokëve të ngritura të ulen te poshtë.

Nëse i lidhni flokët bisht apo punxh, për stilim përdorni furçë dhe gel apo dyll për flokë. Së pari bëni stilimin e dëshiruar të flokëvë, pastaj me anë të furçës aplikoni sasi të vogël dylli. Filloni të zbusni fijet e flokëve nga maja deri te rrënjët. Sigurohuni që në flokët tuaj të mos mbesë ndonjë mbetje dylli.

kosovarja.ch