Vaji i ullirit mund të quhet edhe ari i lëngshëm pasiqë është i lidhur me shumë përfitime shëndetësore, duke iu falenderuar cilësisë së tij antioksiduese.
E zvogëlon rrezikun e kancerit. Femrat që konsumojnë ushqime mesdhetare plus 4 lugë të vajit të ullirit çdo ditë, kanë 62% më pak gjasa të zhvillojnë kancer të gjoksit pas 6 viteve në krahasim me femrat në dieta të zakonshme.
Lufton rrudhat. Ata që konsumojnë më shumë se dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë shumë më pak gjasa të tregojnë shenja të plakjes në lëkurë sesa ata që konsumojnë një lugë apo nuk konsumojnë aspak.
Zvogëlon tensionin e gjakut. Disa studime tregojnë se dieta e pasur me vaj ulliri e ul tensionin e gjakut.
Ndihmon në humbjen e shpejtë të peshës. Njerëzit që hanë jogurt të përzier me vaj ulliri kanë konsumuar më pak kalori gjatë ditës dhe kanë nivele më të larta të hormoneve të ngopjes sesa ata që hanë jogurt të thjeshtë.
Qetëson diabetin. Ata që konsumojnë së paku një lugë me vaj ulliri në ditë, e ulin rrezikun e tipit 2 të diabetit për 10%.
Mbron eshtrat. Studimi sugjeron se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit e parandalon humbjen e masës së eshtrave./kosovarja.ch/