Edhe pse bota e biznesit nuk mund të matet me atë që ishte disa dekada më parë, disa nga mënyrat e vjetra nuk mund të hidhen në harresë.
Shkruani një falënderim
Jo SMS, jo e-mail por mesazh të vërtet të shkruar me dorëshkrimin tënd. Dërgojani klientit, si një falënderim për problemin e zgjidhur në mënyrë perfekte, takimit konstruktiv apo punëdhënësit potencial i cili ju ka intervistuar. Kjo do t’ju ndaj nga turma e kandidatëve, do të arrini një lidhje dhe t’i jepni vetes vulën personale.
Përgatitni e-mailat për lavdëratat tuaja
… të cilën ju ka dërguar shefi apo menaxheri juaj në të cilën është dokumentuar se keni „bërë një punë të mrekullueshme.“ Kur vjen koha për vlerësimin e punës së punëtorve, do të keni prova që ju keni bërë një punë të mirë.
Ndershmëri
Trajtojini siç duhet të gjithë, që nga fundi i piramidës deri tek ata në majen më të lartë. Ju kurrë nuk e dini se kush do të jetë shefi i juaj i ardhshëm. Dhe ndërsa ju jeni në punë, harroni thashethëmet dhe spiunazhin e kolegëve.
Përpiquni
Jo vetëm në lidhje me cilësinë e punës suaj, por edhe në lidhje me dukjen tuaj. Përshtypja e parë është e bazuar kryesisht në pamjen. Nga momenti që ju të mbërrini në një intervistë për punë, deri tek momenti që ju të kaloni në ndonjë kompani tjetër, vishuni në mënyrë për të lënë përshtypje. Nëse dukeni e shëmtuar, ju dërgoni mesazh që jeni e pistë apo dembele dhe thjeshtë nuk mund t’i kushtoni vëmendje disa gjërave në të njëjtën kohë. /kosovarja.ch/