1.4 C
Priština
More

    Triku i zgjedhjes së shalqirit të duhur

    spot_imgspot_img

    Një shalqi i mirë është një ushqim i shëndetshëm i verës, kështu që është e rëndësishme të dini se si ta zgjidhni një të tillë, pavarësisht nëse jeni në dyqan ushqimesh apo tregun lokal të fermerëve.

    Kur vjen koha për të zgjedhur shalqirin e përsosur, njerëzit shpesh bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në tre karakteristika: praninë e farave ose mungesën e tyre, madhësinë dhe pjekurinë.

    Më poshtë gjeni tre këshillat kryesore që duhet t’i dini:

    Gjeni pjesën e verdhë

    Përpos që të hapni një shalqi për të parë pjesën e brendshme, vendi ku ka rënë në fushë është ndoshta treguesi më i mirë i pjekurisë.

    Nëse shalqiri është pjekur, pjesa e verdhë duhet të jetë një copë e madhe, ngjyra duhet të jetë e verdhë kremoze, gati si gjalpë.

    Goditeni lehtë zonën poshtë dhe prisni të dëgjoni një tingull të thellë

    Një mënyrë tjetër për të gjetur një shalqi të pjekur është të godasësh lehtë pjesën e jashtme me dorës. Një shalqi i pjekur do të ketë një tingull më të thellë.

    Kërkoni një shalqi  të rëndë

    Megjithëse, mund të mos jetë e përshtatshme për t’u transportuar në makinën tuaj, shalqinj më të mirë do të jenë më të rëndë se pjesa tjetër.

    Mesatarisht, një shalqi është 92 për qind ujë, gjë që i bën ata kaq lëngshëm. Një shalqi më i rëndë ka të ngjarë të mbajë më shumë ujë, gjë që do ta bëjë atë më të lëngshëm dhe të shijshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...