1. Larja tepër shpeshtë
Ekspertët kanë konstatuar se armiku kryesor i flokëve të ngjyrosur është pikërisht uji. Kjo nuk do të thotë se më nuk duhet t’i lani, por duhet ta rralloni larjen. Nëse rrënja e flokut tuaj yndyroset shumë, provoni një larje klasike duke e zëvendësuar me shampo për larje kimike.
Gjithashtu, lajini flokët me ujë sa më të ftohtë. Në këtë mënyrë ngjyra juaj do të jetë më e qëndrueshme.
Floku i ngjyrosur është shumë i ndijshëm ndaj të nxehtit, prandaj në kushte të atilla shumë shpejt thahet.
2. Dalja në temperatura të larta
Të gjithëb e dimë se tharësja dhe hekuri i flokëve e dëmton qimen, por kur floku është i ngjyrosur, kjo gjë është dyfish më e rrezikshme. Floku i ngjyrosur është shumë i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe tepër shpesh thahet. E njëjta vlen edhe për daljet në diell. Përvec që është e dëmshme për lëkurën, rrezitja e tepruar e shkatërron edhe flokun, e bashkë me të edhe ngjyrën.
Para tharjes a hekurosjes, mbrojini flokët me preparate të vecanta për mbrojtjen e tyre nga nxehtësia dhe pastaj thajini me temperaturën më të ulët të tharëses.
3. Ngjyrosja e gabuar dhe tepër e shpeshtë
Në udhëzuesit për përdorimin e ngjyrës ekzistojnë arsyet dhe të gjithë duhet t’u përmbahen. Lyerja tepër e shpeshtë e thanë flokun, por po kështu mund ta thajë edhe rrënjën. Përpiquni t’i lyeni vetëm pjesët e rritura, duke iu shmangur pjesës së ngjyrosur më parë.
A planifikoni ta ndërroni ngjyrën e flokëve? Më së pari lyejeni pjesën e rritur, mbajeni pesë minuta, e pastaj lyejeni edhe pjesën tjetër. Kështu njëherësh do të keni ngjyrosje të njëjtë të flokëve, pa dallime në rrënjë, si dhe do ta mbroni flokun nga tharja./kosovarja.ch/