Tkurrja e muskujve të mitrës mund t’ju frikësojnë, mirëpo fjala është për një problem të padëmshëm.
Ngërçet janë dukuri e shpeshtë në shtatzëni dhe mjaft femra përjetojnë tkurrjen e muskujve të mitrës në bark.
Shtypja mund të jetë e butë, e dhembshme apo vetëm e pakëndshme.
Shumica e shtatzënave shpesh kanë ngërçe në shputa, kofshë, muskuj të këmbëve nën gjunjë.
Këto tri këshilla do t’jua zbusin këtë dukuri të pakëndshme:
Kompresat
Për t’i zbutur ngërçet, vendosni kompesa të ngrohta në vendet në të cilat ju shfaqen ngërçet.
Ushqimi i drejtë
Me ushqimin e drejtë, me vitamina dhe marrje të shtuar të kalciumit dhe magnezit mund të pengoni shfaqjen e ngërçeve të reja.
Dushi me ujë të ngrohtë
Bëni dush apo lahuni me ujë të ngrohtë duke e orientuar vrushkullin e ngrohtë të ujit në zonat e dhembjeve.