Tretmani Spa për kënaqësi të përbashkët

“Ndizeni flakë” me disa tretmane relaksuese. A ka mënyrë më të mirë se sit ë ngroheni në netët e dimrit?

Nëse dëshironi momente romantike me të dashurin, ja disa ide që nuk nënkuptojnë mund të tepruar apo investim- rrini në shtëpi dhe kënaquni me spa momentet personale.

Një banjo të ngrohtë për të dy

Banjo e ngrohtë i ndihmon muskujt që të relaksohen, është një mënyrë ideale se sit ë filloni darkën, qoftë ta vazhdoni me tretmane tjera qoftë ta vazhdoni në shtrat. Shkuma është interesante mirëpo zhduket shpejtë, në vend të saj provoni dush qumështi me vaj. Para se të shtriheni në vaskë përgatit dy kokteje. Opsioni i duhur: çaj me pak rum. Kur të dilni nga vaska mbështilleni njëri-tjetrin me peshqir të butë të cilët do i përgadisni para se të hyni në vaskë ashtu që do i lini të ngrohen, e më pas i mbështillni të dy me një tjetër më të madh që ta ruajnë ngrohtësinë. Në fund përdorni kremë unisex për hidratim ashtu që do mbani erë të njejtë.

Masazh deri në shkrirje

Edhe vetë e dini se sa mirë bën një masazh, shtoni disa mbështjellës dhe vaj të ngrohtë dhe kënaqësia dyfishohet. Mundësojani këtë event pas dushit, e më pas kërkoni që t`ua bëjë të njejtën. Shumica e tavolinave profesionale për masazh janë të nxehta, vjedhni këtë truk dhe transferoni në varijantin shtëpiak me anë të qebes elektrike sipër së cilës do e vendoni një peshqir. Përcaktohuni për vaj që mund të ngrohet, hidhni pak në shuplakë dhe fërkojeni. Mundohuni 15 minuta të fërkoni pjesën e sipërme të trupit duke u koncentruar në pjesën e sipërme të shpinës. Aty edhe akumulohet më së shumti stresi.

Piling i lagësht

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për banjo, provoni piling të lagësht dhe dush. Përgatiten banjon ashtu që të lëshoni vetëm ujë të ngrohtë mirëpo mos hyni menjëherë nën dush. Avulli do e zbusë lëkurën tuaj ashtu që do e bëjë gati për piling. Përdorni lëvizje të gjata dhe të ngadalsuara në çdo pjesë të trupit, filloni në kofshë, krahë, gjoks, shpinë dhe prapanicë. Kur të përfundoni me pilingun bazik, futuni nën dush. Në fund thaheni më pëshqir të butë e më pas aplikoni hidratues dhe kremë ushqyese.

Masazh i ngrohtë

Ky masazh zbutës dhe ngrohës është i shkëlqyer për vazhdimin e pilingut , por edhe vetëvetiu është diçka ekstra. Së pari, mbështjelli këmbët në peshqir të ngrohtë, të lagësht , pastaj vendosni maskë mbi sytë e tij. Për efekt maksimal ,mund ta ngrohni paraprakisht. Pas dy minutave hiqni peshqirin e këmbës së majtë të cilën e fërkoni me kremë me acid glikolik për t`ia hequr lëkurën e ashpër në këmbë. Aplikojeni kremën me anë të masazhit dhe pas itë kryeni të majtën, kaloni në këmbën tjetër.

Rruajtje seksi

Bëjni të ndjehet komod e më pas shtrijeni në karrike në pozitë të volitshme. Pas kokës vendos diçka si mbështetje, në faqe dhe mjekërr vendos peshqir të lagësht dhe të ngrohtë. Pas dy minutave largojeni peshqirin dhe masazhoni fytyrën me vaj që do e zbusë lëkurën. E pastaj vendos penë për rroje.

Përdor një brisk me katër mprehëse dhe në drejtim të rritjes së qimeve. Mbani llogari se qimet e fytyrës tek meshkujt shpesh rriten në kahje të kundërt, aspak si qimet në këmbët e femrave. Përfundojeni ashtu që do i vendosni edhe një herë peshqi të ngrohtë për dy minuta, pastaj me butësi aplikoni losion të pasrrojes.

kosovarja.ch