Në “sombre” (puthja – prekja e diellit) teknikën ngjyrosen gërshetat e holla nga maja deri në rrënjë.
Nuk jeni shumë i sigurtë se a dëshironi të ndryshoni frizurën, kurse do të ju pëlqente ndonjë ndryshim? Sombre është teknika më e re e hijëzimit të flokëve, është ideale nëse dëshironi ta freskoni.
Për dallim nga “ombre” hijëzimi i popullarizuar, i cili bëhet vetëm në skaje, në teknikën “sombre” ngjyrosen gërshetat e holla nga maja deri në rrënjë – shpjegon flokëtarja Bojana Stevanovic. – Bëhet fjalë për së paku dy nuance, kurse për efekt më të mirë edhe tri, që të arrihet gradualisht shtrirja nga një ngjyrë në tjetrën dhe të duket që flokët ndriçojnë më shumë në diell. Me rëndësi është të arrihet efekti natyral, më së miri ndikon në flokët e prera të shkallëzuara, por edhe të rrafshta duket bukur. / kosovarja.ch /