Trendet më të çuditshme të këtij sezoni

Mirë se vini në galaksi! Astrounate për një natë

Edhe pse nuk keni qenë ndonjëherë në një anije kozmike, moda do t’iu bëj të udhëtoni në një univers të tillë. Duhet pak guxim për ta sjell sa më bukur metalizaton në pamjen tuaj. Kjo është një veshje që iu përshtatet më shumë orëve të mbrëmjes. Mos prisni hënën e plotë që të shkëlqeni, sepse ylli i asaj mbrëmje do të jeni vetë ju!Vëmendja do tëpërqëndrohet tek ju duke ju dhuruar pushtetin e gjithësisë.

Atletet- Aksesori i së ardhmes

Është aksesori që nuknjeh limite. Nëse e keni vënë re, shumë prej shtëpive të modës nëpër pasarelat e tyre, atleteten e kanë ngritur në një nivel më lartë. Një nga koleksionet që bie më shumë në sy është ai me emrin ILVI, ku atletja ka disa pjesë me shkëlqim dhe që vishen si një çorape.

Jumspuitet – Për një look sa më shik

Kominoshet janë veshja që jo vetëm do iu lehtësoj në përshtatje me veshjet e tjera, por në të njëjtën kohë do iu bëj të keni një pamje më trendi dhe mëfashion. Në materiale e ngjyra të ndryshme, duke nisur nga ai baziku i xhinsit e deri tek puplinat e lehta, jumpsuitet janë veshjet e duhura si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë mbrëmjeve të verës. Një veshje e sofistikuar, e cila duke u kombinuar me aksesorët e duhur do të marr nuancat e duhura të pranverës.

Çantat e çuditshme, por fashion

Ç’ka iu nevojitet këtë verë janë çantat, aksesori që do iu bëj të dalloheni nga shumica. Të hedhura në njërin krah ( si fatorino ) apo dhe të lidhura në brez, ato do të jenë tendencat e kësaj vere.

Bardhë e zi si zebër

Një nga mbretëreshat e pasarelave është printi animal. Me detajet e duhura ky stil i xhunglës transformohet në një tjetër klas e sharm.

Me pizhame

Kostume pantallonë – këmishe me kopsa apo me një rrip për të krijuar një siluetë më të hollë janë një nga trendët që do përqafohet shumë këtë sezon. Kostumet pizhame janë shumë tëkendshëm, në materiale saten dhe me printe floreale e sigurt që me nje veshje të tillë do të fitoni pikët e duhura, kudo qofshit nëpunë, event apo një darkë të rëndësishme. NGA SANTANA ÇOMORA

kosovarja.ch